Home Ferizaj FERIZAJ/ Aktivitetet e policisë rajonale gjatë javës në parandalim të aksidenteve , shqiptohen 1579 gjoba 

FERIZAJ/ Aktivitetet e policisë rajonale gjatë javës në parandalim të aksidenteve , shqiptohen 1579 gjoba 

by 05
0 comment

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt, gjatë javës që shkoi nga data 29/Gusht – 04/Shtator -2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:

  • Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 461 gjoba 
  • Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar,19 gjoba
  • Drejtimi  nën ndikimin e alkoolit,  7 gjoba
  • Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 41 gjoba
  • Kalimi i afatatit të regjistrimit të automjeteve , 35 gjoba
  • Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 33 gjoba 
  • Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 225 gjoba
  • Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 110 gjoba
  • Drejtimi i Motoçikletës -Pa patentë shofer, 2 gjoba
  • Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 646 gjoba

Heqje e patentë shoferit , 23 shoferëve

             Gjithsej , 1579 gjoba 

Ndërsa, janë raportuar 36 aksidente: 

  • Aksidente fatale , 0
  • Aksidente me lëndime, 13
  • Aksidente me dëme materiale, 23

Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]