Home Ferizaj FERIZAJ/ Aksion i Inspektoriatit të Punës në lokalet e natës /Video/

FERIZAJ/ Aksion i Inspektoriatit të Punës në lokalet e natës /Video/

by 05
0 comment

Një aksion i Inspektoratit të Punës është zhvilluar në rajonin e Ferizajt, i cili ka zgjatur tre ditë.

Gjatë aksionit inspektorët kanë kontrolluar rregullat e sigurisë në punë, pushimet, pajisjen e objekteve me mjete mbrojtëse dhe të gjitha rregullat ligjore përfshirë pushimet dhe disiplinimin e stafit.

Inspektimi ka filluar në orën 21:00 në bashkëpunim me ekipe të Policës së Kosovës.

Cak në ditën e janë disa kafiteri në njërën nga lagjet e Ferizajt.

Në rastin e parë biznesi nuk është kujdesur të respektoj ligjin. Nuk ka poseduar dëshmi se punëtorët marrin pagë, nuk ka dëshmi se punëtorët kanë shku në pushime ndërsa në lokal mungon vlerësimi i rrezikut.

Në biznesin e dytë, në lokal nuk janë gjetur dëshmi për paga të punëtorëve. Sipas deklaratave të para pagat punëtorëve iu jepen në dorë. Gjithashtu punëdhënësi nuk ka pasur dëshmi që punëtorët kanë shfrytëzuar punëtorët, raporton Kallxo.

Të njëjtit biznes i është shqiptuar gjobë, për shkak se më parë i ishte dhënë vërejtje.

Inspektimet kanë vazhduar edhe në lokale të tjera.

Në njërin nga bizneset është gjetur se biznesi nuk është i regjistruar në Administratën Tatimore të Kosovës.

Inspektoret kanë marr të dhënat fillestare pastaj për të njoftuar Inspektoratin Komunal për të bërë mbylljen e atij lokali.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]