Home Ferizaj FERIZAJ/ Aa thyejnë xhamin e veturës dhe ia vjedhin çantën, denoncon rastin në Polici

FERIZAJ/ Aa thyejnë xhamin e veturës dhe ia vjedhin çantën, denoncon rastin në Polici

by 05
0 comment

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër vetura, banesa, shtëpi, institucione financiare, e dyqane, duke shkaktuar humbje e pasiguri. Një rast i tillë i vjedhjes së rëndë, ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Kadri Zeka” në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se pronari i një veture e ka raportuar rastin në Polici, nën dyshimet se hajnat i thyen xhamin e veturës në vendin ku kishe parkuar dhe i vodhën një çantë të cilën e kishte lënë në veturë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se rasti u zbulua pas denoncimit të viktimës, i cili para hetuesve policorë ka rrëfyer se si e gjeti xhamin e thyer kur u kthye për ta marrë veturën.

Si rezultat i denoncimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “vjedhje e rënde” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarve.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]