Home FerizajArt & Kulturë FERIZAJ/ 55 shtete në edicionin VIII të Festivalit Ndërkombëtar të Karikaturës 2022

FERIZAJ/ 55 shtete në edicionin VIII të Festivalit Ndërkombëtar të Karikaturës 2022

by 05
0 comment
Cival Einstein, Brazil

Prurja: 55 shtete, 261 karikaturistë (39 femra e 222 meshkuj), numri i karikaturave 1343.

Mbrëmë në mesnatë përfundoi aplikimi për Festivalin Ndërkombëtar të Karikaturës Ferizaj 2022-Edicioni i Tetë.

Ishte kjo një maratonë e vërtetë njëmujore që kërkoi mund dhe sakrificë, që pa një vullnet të çeliktë, vështirë do të përballohej.

Ishte kjo edhe një mundësi që të njihemi me karikaturën në botë, por edhe bota të njihet me karikaturën në Kosovë që ende po çalon, jo pse mungojnë vlerat, por mungon organizimi ynë I një niveli më të lartë. Kosova, edhe pse e vogël, ka potencial të madh në fushën e karikaturës, por sukseset janë të vogla në rrafshin ndërkombëtar, për shkak të mosorganizimit tonë në nivelin që e kërkon koha.

Këtë muaj, e “pashë” veten si në kohën kur isha student, që për shkak të punëve të shumta grafike, bashkë me shokët e mi nuk kishim orar të caktuar pune, por shpesh ndodhte ta humbnim përceptimin për kohën.

Kjo më ndodhi edhe tani kur kishte fluks të madh të arritjes së mesazheve, shkrimeve e gjërave tjera e që ndonjëherë më ka zënë mëngjesi pa e bërë as një sy gjumë, por kjo lodhje është reduktuar e thuaja është zhdukur fare nga kënaqësia që kam përjetuar këtë muaj. Në fillim kam dyshuar se do të ketë prurje kaq të madhe, për shkak të luftës në mes Rusisë e Ukrainës, se nga Rusia e Ukraina ka pasur

përherë prurje të mëdha, por si duket, karikaturën nuk e ndal as lufta! Edhe pse më pak se herave tjera, nga 11 autorë secila, Rusia e Ukraina i dërguan veprat e veta për këtë festival.

Ekspozita do jetë e hapur për publik më 23 shtator 2022 në Galerinë e Arteve në Ferizaj në orën 18.00. Karikaturat, shumica sosh janë të nivelit të lartë artisrik. Ka edhe të tilla që lënë për të dëshiruar, por “Sa

ma e madhe lama, aq ma shumë byk”-ka thënë populli, por sitat, pas shoshitjes, në fund e ndajnë drithin e pastër si ari. Shpresoj që t’i kemi “sitat” e mira e këtë ta bëjme me sukses, edhe pse kjo është prej punëve më të vështira. Këtë përgjegjësi këtë herë do ta ketë Shoqata e Karikaturistëve HiTHi-Ferizaj, e pas seleksionimit, karikaturat e përzgjedhura do t’i dërgohen jurisë ndërkombëtare, pjesë e së cilës do të jem edhe unë, dhe shpresoj ta bëjmë më të mirën.

Ka shumë emra të mëdhenjë të këtij arti që konkurojnë për finale, por ajo listë do të jetë e ngushtë e nuk do të ketë vend për të gjithë. Ajo që më ka mahnitur përherë, janë disa emra të mëdhenjë të artit që edhe pse nuk mund të futen në listën e shpërblimeve, nuk heqin dorë nga konkurimi, dhe përherë i ofrojnë veprat e tyre më të mira. Një numër i vogël sish, fort i vogël, janë hidhëruar e nuk interesohen më për festivalin tonë, por kjo nuk na pengon, edhe pse na vjen keq, por njerëzit e mëdhenjë maten në këso situatash. Ata që hidhërohen, mund të hidhërohen, është çështje e tyre, por ne nuk do të hidhërohemi e nuk do të heqim dorë t’u dërgojmë kërkesa për bashkëpunim.

Bilansi total i prurjes për festivalin e sivjem është: 55 shtete, 261 karikaturistë (39 femra e 222 meshjkuj), numri i karikaturave 1343!

Festivalin e organizon Shoqata e Karikaturistëve HiTHi-Ferizaj me përkrahjen finaciare të Ministrisëe së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Ferizajt dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Imri Musliu, drejtor ekzekutiv i SH.K. HiTHi-Ferizaj


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]