Home FerizajArsim FERIZAJ/ 54 xhami mezi tërheqin 200 nxënës

FERIZAJ/ 54 xhami mezi tërheqin 200 nxënës

by 05
0 comment

Këshilli i Bashkësisë Islame i Ferizajt i fokusuar plotësisht në vjelje të anëtarësisë e me një intensitet të shtuar kohëve të fundit për t’u zënë dyert dhe diasporës që po qëndrojnë në pushime në këtë kohë, i ka harruar pothuajse obligimet dhe synimet kryesore se pse ekziston si organizatë.

Arsimi fetar ndjehet si një barrë e cila mundohet të mbulohet me aktivitete sporadike aty këtu sa për sesione fotografie.

Një rekomandim i kryesisë së BIK për të zhvilluar “Kurse Verore” në këshillat e ka mobilizuar mbi 80 punëtor të KBI Ferizaj që punojnë në funksione të ndryshme përfshirë 54 imamë të shpërndarë në xhami të çdo vendbanimi në Ferizaj. I gjithë ky mobilizim ka arritur të grumbulloj afër 200 nxënës siç raportohet në faqen e Këshillit të BI Ferizaj.

Sipas faqes zyrtare të këshillit target i këtij kursi kanë qenë të rinjtë e moshave 8 – 15 vjeç e që të këtyre moshave Ferizaj ka pothuajse 20 mijë të rinj.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]