Home Ferizaj FERIZAJ/ 5 të lënduar në një vetaksident në autostradën “Arbër Xhaferi”

FERIZAJ/ 5 të lënduar në një vetaksident në autostradën “Arbër Xhaferi”

by 05
0 comment

Pesë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në autostradën “Arbër Xhaferi”, drejtimi Lipjan-Ferizaj.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës Bajram Krasniqi ka thënë për KosovaPress se ngjarja ka ndodhur në orën 17:23.

“Nga vendi i ngjarjes policia njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vetaksident). Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë ai.

Në vend-ngjarje kanë dalë, pos njësive policore, edhe ndihma emergjente mjekësore dhe zjarrfikësit./KP/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]