Home Ferizaj FERIZAJ/ 30 vjeçari arrestohet për sulm seksual ndaj një 13 vjeçare

FERIZAJ/ 30 vjeçari arrestohet për sulm seksual ndaj një 13 vjeçare

by 05
0 comment

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një 13-vjeçare, dhe më pas kishte ikur në drejtim të panjohur.

Rasti kishte ndodhur më 14 korrik rreth orës 18:30 në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë sot personin e dyshuar me inicialet T.D. i moshës 30 vjeçar.

Ai po dyshohet për veprën penale “Sulm seksual”.

Sipas komunikatës, Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit rajonal, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të rastit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]