Home Ferizaj FERIZAJ/ 21-vjeçarja tenton të bëjë vetëvrasje, dërgohet me urgjencë në QKUK

FERIZAJ/ 21-vjeçarja tenton të bëjë vetëvrasje, dërgohet me urgjencë në QKUK

by 05
0 comment

Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën në rrugën “Azem Bejta” në Ferizaj ku një 21-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, duke konsumuar sasi të madhe të medikamenteve, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kur viktima u dërgua në spital pasi iu përkeqësua gjendja, si pasojë e konsumimit të barnave për qetësim. Viktima u dërgua në Emergjencën e Ferizajt nga familjarët, por për shkak të gjendjes shëndetësore është transferuar në QKUK për trajtimin e mëtutjeshëm.

Pasi Policia është njoftuar lidhur me rastin, ka dalë në vendin e ngjarjes, por ende s’janë bërë të njohura motivi apo detajet e tjera të këtij rasti. 

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe është iniciuar rasti si ‘Vetëvrasje në tentativë’.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]