Home Ferizaj FC Ferizaj humb nga Ballkani, ky është rezultati dhe renditja!

FC Ferizaj humb nga Ballkani, ky është rezultati dhe renditja!

by 05
0 comment

Skuadra kampione në fuqi, Ballkani ka shënuar fitoren e katërt në këtë edicion në Superligë, në pesë ndeshjet e zhvilluara deri më tash.

Portokallezinjtë e Suharekës, të hënën, në ndeshjen përmbyllëse të javës së 8-të në Superligë, e kanë mundur Ferizajn, si mysafirë, me rezultat bindës 3:0. Ashtu siç pritej skuadra e Ilir Dajës e mbizotëroi lojën, ndonëse deri te zhbllokimi i rezultatit erdhi vetëm në minutën e 43-të. Ishte Albion Rrahmani, i cili shënoi nga afërsia, pasi paraprakisht Lumbardh Dellova qëlloi tërthorësen nga gjuajtja e lirë. Në pjesën e dytë Ballkani shënoi edhe dy gola tjerë për ta konfirmuar rolin e favoritit në këtë duel. Leotrim Bekteshi i çoi shifrat në 2:0, në minutën e 68-të, derisa rezultatin përfundimtar e vendosi Meriton Korenica, në minutën e 78-të, pas harkimit të Armend Thaçit. Pas kësaj fitoreje Ballkani renditet në pozitën e tretë me 12 pikë, derisa Ferizaj mbetet në pozitën e parafundit me 7 pikë.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]