Home Lajme Faturat e Fondit të 3 % – it në Arkivin e Kosovës /Video/

Faturat e Fondit të 3 % – it në Arkivin e Kosovës /Video/

by 05
0 comment

Mbi 36 mijë fatura të Fondit të 3 % -it janë dorëzuar në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK). Këto fatura të Fondit të financimit të Republikës së Kosovës, (Fondi 3 %) janë dorëzuar nga Austria.

Zelije Shala zyrtare në ASHAK, thotë për kallxo.com se dëshmi dhe fatura për 3 % -in janë dorëzuar edhe nga Suedia. Këto fatura janë të viteve ’90-ta.

Përmes këtyre faturave dëshmohet kontributi i bashkatdhetarëve për Kosovën gjatë fundshekullit të 20-të.

“Nga diaspora e Austrisë, në viti 2017 janë sjellë prej Bajrush Azemit, mbi 36 mijë fatura që janë bërë pagesat nga vitet ‘90 deri në 1999 për t’i ndihmuar popullsisë shqiptare në Kosovë. Ka sjellë edhe profesor Muhamet Shatri, 3 % -in e Suedisë, mbi 3 mijë (dëshmi) në vitin 2016, që është krijuar si fond dhe është pranuar tek ne”- thotë ajo

Por, këto janë faturat e vetme nga Fondi i 3 %-shit që janë sjellë në ASHAK. Shumë të tjera ende gjenden në institucionet e atëhershme të Republikës së Kosovës, tek persona privat në Kosovë dhe në Diasporë.

Ruzhdi Panxha, drejtor i Departamentit për Veprimtari Arkivore në ASHAK thotë se gjitha ata që kanë dëshmitë e 3 % duhet t i sjellin në ASHAK, pasi kanë vlera historike.

Përmes tyre, shton ai pasqyrohet ndërtimin institucional i Kosovës.

“I vetmi vend që ai material me pa dritën është arkivi dhe i vetmi vend që duhet të ruhet ai dokumentacion, sepse me sjelljen e tyre edhe historianët, në të ardhme do ta shkruajnë historinë mbi dokumente të  argumentuara mbi veprimtarinë e tyre”- thotë Panxha.

Fondi i 3 % -it u formua në fillim të viteve 90-ta, pas okupimit klasik nga Serbia të Kosovës. Me paratë e këtij fond u mbajtën gjallë institucionet e kosovare gjatë viteve të ’90.

Faturat e 3 %-it që ruhen në ASHAK. Foto: KALLXO.com.
Faturat e 3 %-it që ruhen në ASHAK. Foto: KALLXO.com.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]