Home Rajon & Botë Erdoğan: Terroristët janë pranuar pothuajse në të gjitha vendet e Evropës

Erdoğan: Terroristët janë pranuar pothuajse në të gjitha vendet e Evropës

by 05
0 comment

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan kritikoi ashpër vendet evropiane dhe perëndimore të cilat mbrojnë organizatat terroriste, përfshirë PKK-në dhe FETO-n, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ndërsa ne shkatërrojmë foletë e terroristëve, anëtarët e organizatave terroriste hapur kanë ngritur kampet e tyre në disa vende. Vrasësit që derdhën gjakun e qytetarëve tanë janë pranuar pothuajse në të gjitha vendet evropiane, kurse veçanërisht në kampin Lavrion në Greqi. Ata atje shëtisin lirshëm”, deklaroi Erdoğan gjatë takimit në selinë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet (Partia AK) në Ankara.

Deklarata e Erdoğan-it vjen një ditë pasi një polic u vra dhe një tjetër u plagos në sulmin terrorist të PKK-së ndaj një rajoni policor në provincën jugore turke Mersin.

“Terroristët paraqesin kërcënim për paqen dhe sigurinë edhe të vendeve evropiane të cilat mbrojnë grupet terroriste”, paralajmëroi Erdoğan dhe shtoi se pret që të gjitha vendet, veçanërisht fqinji i saj, të ndërmarrin masat e nevojshme kundër organizatave terroriste.

Lidhur me aktivitetet ushtarake greke, Erdoğan tha se Türkiye shumë mirë i di qëllimet e atyre që provokuan Athinën.

“Armët e grumbulluara në Trakinë Perëndimore dhe në ishujt për ne nuk ka kurrfarë domethënie sepse fuqia jonë ndaj tyre është shumë më madhe, por ua rikujtojmë se kjo do të thotë pushtim i fshehtë”, potencoi Erdoğan.

Më parë, dronët e ushtrisë turke regjistruan se Greqia, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, vendosi automjete të blinduara në ishujt e Egjeut Midilli (Lesvos) dhe Sisam (Samos).

Erdoğan tha se Türkiye nuk dëshiron që Deti Egje dhe Deti Mesdhe të mbulohen me gjak, lot ose me armiqësi.

“Ne duam paqe dhe qetësi me gjithë zemër”, përfundoi ai.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]