Home Rajon & Botë Erdoğan nga Beogradi: Jam i kënaqur për marrëveshjen e fundit Kosovë-Serbi

Erdoğan nga Beogradi: Jam i kënaqur për marrëveshjen e fundit Kosovë-Serbi

by 05
0 comment

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë vizitës me homologun e tij në Beograd, Aleksanad Vuçiq, njoftoi se Protokolli i nënshkruar për udhëtim me letërnjoftim do t’i çojë marrëdhëniet Türkiye-Serbi në një nivel të ri.
Vëllimi i shkëmbimit tregtar midis Türkiye-s dhe Serbisë, sipas Erdoğan, vitin e kaluar u rrit për rreth 33 për qind.
“Vitin e kaluar iu afruam shumës së 2 miliardë dollarëve me një rritje prej mbi 33 për qind”, tha ai.
Gjatë konferencës për medie Erdoğan njoftoi që së shpejti do të fillohet me restaurimin e Xhamisë Bajrakli në Beograd. Nga ana tjetër presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq shprehu kënaqësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve të ndryshme bilaterale me Türkiye-n, duke deklaruar se kjo është epoka e artë e marrëdhënieve serbo-turke. “Kompanitë turke në Serbi punësojnë pothuajse 10 mijë njerëz, ne jemi mirënjohës për këtë. Ne duam të blejmë drone Bayraktar, por e gjithë bota e dëshiron, ne duhet të hyjmë në radhë”, tha Vuçiq.
Marrëdhëniet Kosovë-Serbi
I pyetur mbi tensionet Serbi-Kosovë, Erdoğan preferoi të përqendrohet në zhvillimet pozitive të Ballkanit.
“Le të vazhdojmë këtë momentum pozitiv në Ballkan, sepse Ballkani nuk mund të tolerojë më telashe të tilla. Jemi shumë të kënaqur që është arritur një marrëveshje për pikat kufitare me letërnjoftim ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, tha Erdoğan.
Situata në Bosnjë e Hercegovinë
Temë diskutimi Erdoğan-Vuçiq ishin edhe çështje të tjera rajonale, e veçanërisht situata në Bosnjë e Hercegovinë.
“Ne jemi të gatshëm të bëjmë pjesën tonë për t’i bashkuar palët në një format që pajton tri komunitetet në Bosnjë e Hercegovinë”, kështu u shpreh presidenti turk.
Lufta Rusi-Ukrainë
Në fund të konferencës për medie nga Beogradi, Erdoğan u ndalua të komentojë edhe zhvillimet e konfliktit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.
“Lufta në Ukrainë aktualisht nuk ka fitues, por ka shumë humbës. Njerëz po vdesin çdo ditë dhe Türkiye po bën përpjekje për të ndaluar konfliktin sa më shpejt të jetë e mundur.”
Parashikimet e presidentit Erdoğan thonë se ky konflikt nuk duket të përfundojë së shpejti, pasi, siç vlerëson ai, Rusia nuk është ‘kockë’ e lehtë.
“Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës duket se nuk do të përfundojë në një kohë të shkurtër. Unë u them atyre që nënvlerësojnë Rusinë se po bëjnë gabim. Rusia nuk është një vend që duhet marrë lehtë.”
Nënshkruhen marrëveshje të ndryshme Türkiye-Serbi
Ministrat e Brendshëm të Türkiye-s dhe Serbisë, Suleyman Soylu dhe Aleksandar Vulin, në prani të presidentit të Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nënshkruan Protokollin për Amendamentet e Marrëveshjes për Heqjen Reciproke të Vizave të nënshkruar në Beograd në 12 korrik 2010 dhe Marrëveshjen për nxitjen dhe mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve.
U nënshkrua edhe një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e inovacionit në teknologjitë e avancuara, një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e shuarjes së zjarreve në pyje dhe një memorandum për bashkëpunim në fushën e medies dhe komunikimit, të cilat u nënshkruan nga ministrja e Kulturës e Serbisë, Maja Gojkoviq dhe kryetari i Drejtorisë së Komunikimeve të Türkiye-s, Fahrettin Altun.
Një memorandum për bashkëpunim në fushën e administrimit elektronik është nënshkruar edhe ndërmjet Zyrës për Teknologji Informative dhe Administratës Elektronike të Serbisë dhe Zyrës për Transformim Digjital të Presidencës së Türkiye-s.
Protokollin për bashkëpunimin ndërmjet Radio Televizionit të Serbisë dhe Korporatës së Radiotelevizionit Turk e nënshkruan drejtori i përgjithshëm i RTS-së, Dragan Bujosheviq dhe drejtori i përgjithshëm i TRT-së, Mehmet Zahid Sobaci.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]