Home Rajon & Botë Erdoğan: Marrëveshja e drithërave do t’u japë përparësi vendeve afrikane në nevojë

Erdoğan: Marrëveshja e drithërave do t’u japë përparësi vendeve afrikane në nevojë

by 05
0 comment

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se siç është rënë dakord me homologun e tij rus, Vladimir Putin, marrëveshja e drithërave e ndërmjetësuar nga Türkiye do t’u japë përparësi vendeve afrikane në nevojë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Situata në Xhibuti, Somali dhe Sudan nuk është aspak e mirë. Nëse ka ndonjë problem në ndonjë vend tjetër më pak të zhvilluar, ne do të kryejmë dërgesa në këto vende”, tha Erdoğan gjatë një interviste të transmetuar drejtpërdrejtë së bashku nga ‘ATV’, ‘A Haber’, ‘A News’ dhe ‘A Para’.

Lideri rus dhe ai ukrainas iu afruan Türkiye-s “pozitivisht” për çështjen e eksportit të drithit, tha presidenti turk Erdoğan, duke shtuar: “Ne u përgjigjemi atyre pozitivisht”.

Më 22 korrik, Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për të rifilluar eksportet e drithit në Detin e Zi, të cilat u ndaluan pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt.

Të shtunën, Rusia njoftoi pezullimin e pjesëmarrjes së saj në marrëveshje për shkak të asaj që pretendonte se ishte një sulm ukrainas në flotën e saj të Detit të Zi në portin e Sevastopolit.

Më herët të gjatë ditës së djeshme, Türkiye dhe Rusia njoftuan kthimin e Moskës në zbatimin e marrëveshjes së drithit pas ndërmjetësimit të Ankarasë dhe OKB-së.

– Termocentrali i tretë bërthamor

Erdoğan gjithashtu tha se Ankaraja dhe Moska po punojnë për ndërtimin e një termocentrali të tretë bërthamor, pa përmendur vendndodhjen e tij.

Në maj të vitit 2020 u nënshkrua një marrëveshje ndër-qeveritare midis Türkiye-s dhe Rusisë për termocentralin bërthamor ‘Akkuyu’, i cili do të ketë katër reaktor energjetik të tipit ‘VVER-1200’ me një kapacitet total të instaluar prej 4.800 megavatësh.

Muajin e kaluar, korporata shtetërore bërthamore ruse ‘Rosatom’ filloi negociatat me Türkiye-n për ndërtimin e një termocentrali bërthamor në qytetin turk Sinop në bregun e Deti të Zi. Termocentrali bërthamor në Sinop do të jetë projekti i dytë bërthamor i vendit pas termocentralit të parë bërthamor të vendit, projektit ‘Akkuyu’ që është në ndërtim e sipër.

Më tej, presidenti turk tha gjithashtu se Libia është e interesuar të kryejë punë të përbashkët sizmike me Türkiye-n në Detin Mesdhe.

“Me anijet tona të shpimit, ne kemi një mundësi për të shpuar në vende të ndryshme, siç po bëjmë në Detin e Zi dhe Detin Mesdhe, duke nxjerrë gaz natyror dhe duke e shitur atë në vende të tjera”, tha presidenti Erdoğan.

Duke theksuar se për këtë ka propozime nga vende të ndryshme, ai tha se, “Në radhë të parë, për shembull, Libia thotë se ne mund të angazhohemi në një punë të tillë për këtë çështje”.

Me 110 miliardë metra kub të tjerë gaz natyror, theksoi presidenti Erdoğan, sasia totale e rezervave të zbuluara të gazit në Detin e Zi ka arritur në 650 miliardë metra kub.

– Makina e parë elektrike e Türkiye-s e prodhuar në vend

Erdoğan tha se homologu i tij azerbajxhanas, Ilham Aliyev, dëshiron të blejë dy makina ‘Togg’ të tipit ‘C-SUV’, gjegjësisht makinën e parë elektrike të prodhuar në Türkiye.

Duke shënuar 99-vjetorin e Ditës së Republikës së Türkiye-s më 29 tetor, presidenti turk mori pjesë në ceremoninë e hapjes së kampusit ‘Togg Gemlik’ në provincën veriperëndimore Bursa, ku makina do të prodhohet në masë.

Presidenti Erdoğan tha se ‘Togg’ do të dalë në rrugë në tremujorin e parë të vitit 2023, duke shtuar se kur kampusi ‘Togg Gemlik’ do të arrijë kapacitetin e plotë, për çdo vit do të prodhohen 175 mijë automjete, si dhe 4.300 njerëz do të punësohen drejtpërdrejt dhe 20 mijë në mënyrë indirekte.

Në muajin qershor të vitit 2018, pesë gjigandë industrialë, respektivisht ‘Anadolu Group’, ‘BMC’, ‘Kok Group’, ‘Turkcell’ dhe ‘Zorlu Holding’, si dhe organizata ombrellë Unioni i Odave dhe Bursave të Mallrave të Türkiye-s bashkuar forcat për të prodhuar makinën ‘Togg’.

– Industria e mbrojtjes

Më tej, presidenti Erdoğan tha se testimi i raketës balistike ‘Tayfun’ (Typhoon) nga Türkiye, që e “çmendi Greqinë” tregoi përparimin e industrisë së mbrojtjes së vendit.

“Prodhimi i raketave të reja si ‘Cenk’ dhe ‘Gezgin’ do të shpallet së shpejti”, theksoi Erdoğan, pa dhënë më shumë detaje.

Duke iu referuar politikës së fundit të Greqisë ndaj Türkiye-s, Erdoğan theksoi se kjo është e “papranueshme” dhe se “Ankaraja nuk mund të heshtë”.

Ai shtoi se Greqia duhet “të vijë në vete dhe të kuptojë se provokimet nuk do t’i çojnë askund”.

Për normalizimin me Izraelin, siç tha presidenti turk, për sa kohë që vlerat respektohen, jo vetëm Türkiye dhe Izraeli, por i gjithë rajoni do të përfitojë nga diplomacia e favorshme.

Presidenti turk gjithashtu tha se ai mund të “drejtojë diplomaci” me miliarderin amerikan, Elon Musk, lidhur me planin e tij të “shenjës blu” prej 8 dollarësh pas blerjes së platformës së mediave sociale Twitter.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]