Home Ferizaj Elita e hendbollit te femrave starton me derbin Prishtina-Ferizaj

Elita e hendbollit te femrave starton me derbin Prishtina-Ferizaj

by 05
0 comment

Me ndeshjen ndaj Samadrexhës, skuadra e Istogut e fillon mbrojtjen e titullit të kampionit të Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave.

Ndeshja Istogu – Samadrexha luhet të shtunën nga ora 18:00. Skuadra e Istogut është favorite, por samadrexhaset do të japin më të mirën.

Të shtunën luhen edhe dy ndeshje tjetra të xhiros së parë në Superligën e hendbollisteve. Nga ora 15:00 luhet derbi gjakovar në mes të Shqiponjës dhe Vëllaznimit, kurse prej orës 18:00 takohen Jusuf Gërvalla e Vushtrria.

Dy ndeshje tjera janë të dielën. Nga ora 16:00 është kryendeshja e xhiros në mes të Prishtinës dhe Ferizajt, derisa ndeshja Dukagjini – Kastrioti luhet nga ora 17:30. Para ndeshjeve të senioreve luhen ato të kadeteve./rtklive/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]