Home Ferizaj “Eliminime, largime e akuza”/Kjo është e preferuara e Prishtinës për të udhëhequr me Ferizajn

“Eliminime, largime e akuza”/Kjo është e preferuara e Prishtinës për të udhëhequr me Ferizajn

by 05
0 comment

Qendra e Vetëvendosjes në Ferizaj siç mësohet është rrugës për ta gjetur qetësinë e brendshme. Pas shumë përplasjeve të fshehura nga opinioni tash e disa muaj, kryeministri Kurti ka ndërhyrë për të ulur “shpatat” dhe të arrihet paqja mes grupacioneve, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali nga burimet, një takim i Kurtit me deputetë të VV-së që vijnë nga qyteti i Ferizajt, ka bërë që emri i Fatbardha Zogajt të del si i vetmi propozim për të udhëhequr me qendrën e VV-së në Ferizaj.

Njëherit deri sot, ajo është e vetmja kandidate që është e certifikuar nga Vetëvendosje për garën e brendshme zgjedhore në Ferizaj, përfshirë këtu refuzimin që iu është bërë kandidaturës së deputetit Valon Ramadani.

Tutje nga burimet thuhet se afërsia e Kurtit me aktivisten Fatbardha Zogaj-Reka lidhet me faktin se nëna e saj e ndjerë, ish-mësuesja e njohur dhe aktivistja e çështjes kombëtare Nazire Kraja, ka qenë këshilltare e afërt me Kurtin në kohën kur Vetëvendosje funksiononte jashtë institucioneve dhe vetëm si OJQ.

Kandidatja për kryetare të qendrës së VV-së, Fatbardha Zogaj-Reka me profesion është edukatore me mbi 25 përvojë në arsim.

Ajo ka qenë e akuzuar së fundmi në lidhje me deklarimet për të ndalur grevën, me motivin se si pjesë e VV-së nuk është se përfaqëson mendim të pandikueshëm.

Për aktivitetin e saj në Vetëvendosje dihet shumë pak edhe për faktin se tash vonë është inkuadruar zyrtarisht, më konkretisht si kandidate për asamble komunale.

Këtë javë ka pasur reagime të fuqishme nëpër qendrat e VV-së në qytete të Kosovës për shumë eliminime nga gara, duke mos certifikuar shumë kandidatë në garën për kryetar.

I pari që kishte reaguar në lidhje me përjashtimet nga gara ishte Bedri Maçastena nga qyteti i Podujevës, për të përfunduar tek Doni Beshiri nga qyteti i Mitrovicës.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]