Home Ferizaj E rëndë: Makina e punës ia zë dorën punëtorit në Ferizaj, dërgohet me urgjencë në QKUK

E rëndë: Makina e punës ia zë dorën punëtorit në Ferizaj, dërgohet me urgjencë në QKUK

by 05
0 comment

Punëtorët në Kosovë përballen me sfida të shumta, e ndër to janë edhe kushtet në vendet e punës dhe rreziku që u kanoset. Jo rrallëherë ata e pësojnë keq, madje edhe tragjikisht, qoftë në ndërtimtari, apo edhe në sektorë të tjerë. Për një rast të lëndimit në punë që ka ndodhur në Ferizaj gjatë ditës së sotme, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka iniciuar rast, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se një punëtor (24-vjeçar) i një kompanie në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj derisa ka qenë duke punuar, një makinë e punës ia ka zënë dorën, duke pësuar kështu plagë, për çka u dërguar me urgjencë në spital.

Për shkak të gjendjes serioze, viktima është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e lëndimit të rëndë, ku po merr trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore edhe inspektorët e punës të cilët kanë kryer ekzaminimet nëse janë plotësuar apo jo kushtet e punës dhe masat e sigurisë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikshmërinë e sigurisë në vendin e punës”.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]