Home Ferizaj E rëndë: 23-vjeçari në Ferizaj këput dorën në vendin e tij të punës

E rëndë: 23-vjeçari në Ferizaj këput dorën në vendin e tij të punës

by 05
0 comment

Nuk janë të rralla rastet kur punëtorët dërgohen me urgjencë në spital për shkak të lëndimeve që marrin në vendet e tyre të punës, si pasojë e mungesës së pajisjeve mbrojtëse në vendet e punës. E një rast i tillë ka ndodhur sot në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se dje, rreth orës 17:20, një 23- vjeçar ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, por për shkak të lëndimit të rëndë, i njëjti është dërguar menjëherë për në QKUK në Prishtinë.

Deri tek lëndimi ka ardhur ashtu që derisa 23- vjeçari po punonte në një kompani, e cila bën prodhimin e shkallëve të drurit, mjeti zinparues, i cili shërben si rrafshuese e drurit, ia ka zënë dorën dhe i ka këputur krahun e djathtë nën bërryl.

Sinjali mëson se rasti është denoncuar edhe në Polici, ku njësiti i hetimeve të stacionit bashkë me inspektorët e punës kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës.”

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]