Home Hani i Elezit Dyshime për helmim nga uji, 130 banorë të fshatit Gorancë të Hanit të Elezit kërkojnë ndihmë në QKMF

Dyshime për helmim nga uji, 130 banorë të fshatit Gorancë të Hanit të Elezit kërkojnë ndihmë në QKMF

by 05
0 comment

Që nga dita e djeshme, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Han të Elzit kanë kërkuar ndihmë rreth 130 banorë të fshatit Gorancë. Dyshimet e para janë se ata janë helmuar nga uji i pijes.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Hanit të Elezit, Kimete Kuka tha për KALLXO.com se po presin që Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të vijë për t’i marrë mostrat.

“Është në fshatin Gorancë por detaje shumë nuk kemi për momentin derisa të vijë Instituti për me i marrë mostrat e ujit dhe me i bë analizat”, tha ajo.

“Qytetarët janë duke u trajtuar në QKMF aktualisht. Brenda 24 orëve, diku 130 pacientë kanë kërkuar ndihmë rreth 50 prej tyre me simptoma të njëjta kanë qenë, simptoma me vjellje, barkqitje”, deklaroi Kuka.

Dyshimet e para, sipas drejtoreshës, janë nga helmimi i ujit. Ajo tha se reshjet e fundit të shihet mund ta kenë ndotur ujin.

“Momentalisht jam në fshat, në vendngjarje me pa për afër gjendjen e pacientëve por edhe burimin e ujit se kah po vjen, sepse janë dy burime të ujit por me një rezervuar”, deklaroi drejtoresha e Shëndetësisë.

KALLXO.com provoi të kontaktoi edhe me zyrtarët në IKShPK, por të njëjtit nuk u përgjigjen./kallxo/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]