Home Ferizaj Dy ndeshjet e ardhshme Ferizaj do t`i zhvillojë pa trajnerin Arbnor Morina!

Dy ndeshjet e ardhshme Ferizaj do t`i zhvillojë pa trajnerin Arbnor Morina!

by 05
0 comment

Dy ndeshjet e ardhshme Ferizaj do t`i zhvillojë pa trajnerin Arbnor Morina. Kjo pasi kështu ka vendosur Komisioni disiplinor, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.

“Kryetrajneri i KF ”Ferizaj” Arbnor Morina nr ID.001903M64. Në minutën 90 ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes, me ç’rast u ndëshkua me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Drita. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mosushtrim të detyrës  sipas radhës organizuar nga FFK”, thuhet në vendimin e Komisionit Disiplinor.

Rasti i Morinës nuk ka qenë i vetmi nga e njëjta ndeshje me të cilin është marrë komisioni.   
Zyrtari i  FC ”Drita” Fatos Ramadani nr ID. 01234M89.  Në minutën 90 ofendoi kryetrajnerin e KF ”Ferizaj” Arbnor Morina , me ç’rast u ndëshkua me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Drita. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mosushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK”, thuhet në vendimin e Komisionit Disiplinor./rtklive/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]