Home Ferizaj Dy fëmijë nga Ferizaj gjejnë para dhe i dorëzojnë në polici

Dy fëmijë nga Ferizaj gjejnë para dhe i dorëzojnë në polici

by 05
0 comment

Policia e Kosovës njofton se dje rreth orës 15:00, dy fëmijë nga Ferizaj, Erion Domaneku 12 vjeçar dhe Ergin Salihu 11 vjeçar, kanë gjetur një shumë të caktuar të të hollave.

Sipas njoftimit, fëmijët i kanë gjetur të hollat tek një objekt afarist përball shkollës “Jeronim De Rada” në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj.

Tutje, thuhet se të njëjtit në prezencë edhe të prindërve të tyre, paratë e gjetura i kanë dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

“Lusim, pronarin/en e vërtetë të këtyre parave, të paraqitet në stacionin e policisë në Ferizaj dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato”, thuhet në njoftimin për media.

“Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt i ka falënderuar dy fëmijët Erionin dhe Erginin, njëkohësisht ju dëshiron shëndet dhe suksese në të ardhmen, për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave në stacionin e policisë”. /Telegrafi/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]