Home Lajme Duhet të jetë më i lartë zëri nga institucionet tona për të mbrojtur luftën e UÇK-së 

Duhet të jetë më i lartë zëri nga institucionet tona për të mbrojtur luftën e UÇK-së 

by 05
0 comment

Sot janë bërë dy vjet që kur ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi u prangos për t’u dërguar në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Këtë datë e kujton djali i vëllait të tij, Arian Krasniqi, i cili për Klan Kosova u shpreh se ngjarja ishte terror për ta.

“Një natë më herët kur u bastis dhe u arrestua, unë kam qëndruar me të deri para mesnatës, kemi biseduar për tema të ndryshme, përfshirë ato aktuale familjare e çkado tjetër. Nuk e prisnim arrestimin, e hiç më pak atë formë të bastisjes e të arrestimit. Ishte padyshim terror për neve”.

Krasniqi po ashtu vlerësoi se procesi i gjykimit në Hagë është i tejzgjatur, dhe se mendon që zëri për të mbrojtur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga institucionet tona duhet të jetë më i lartë, më i koordinuar dhe bashkërenduar nga të gjitha mekanizmat tanë shtetërorë.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]