Home FerizajArsim Drejtoresha e shkollës “Jeronim de Rada” thotë se do të ndryshohet rregullorja që e përjashtoi 5-vjeçarin nga bankat shkollore

Drejtoresha e shkollës “Jeronim de Rada” thotë se do të ndryshohet rregullorja që e përjashtoi 5-vjeçarin nga bankat shkollore

by 05
0 comment

Pas raportimit të KALLXO.com se një 5-vjeçar nuk po lejohet të shkojë si parashkollor në shkollën “Jeronim de Rada” në Ferizaj për shkak të flokëve të gjata, drejtoresha e shkollës, Servete Hajrullahu, ka thënë se rregullorja do të ndryshohet.

“Unë jam ne kontakt të vazhdueshëm me organet e shkollës, dhe brenda afatit kohor të caktuar nga ana e Inspektoratit do të bëhen ndryshimet e nevojshme në rregulloren e shkollës” – ka thënë ajo për KALLXO.com.

Raportimi i rastit nga KALLXO.com ka bërë bujë.

Inspektorati i Arsimit ka rekomanduar që të ndryshohet rregullorja e shkollës “Jeronim de Rada”, e cila ia pamundësonte pesëvjeçarit E.I. të shkojë në shkollë si parashkollor.

Fadil Idrizi, prindi i 5-vjeçarit, ka deklaruar se më 12 tetor 2022  drejtoresha Hajrullahu nuk e ka pranuar në takim për t’ia dorëzuar kërkesën me shkrim që E.I. të kthehet në shkollë.

Drejtoresha Hajrullahu ka hedhur poshtë deklarimet e prindit. “Nuk është e vërtetë që prindi dje nuk është pranuar në takim, për më tepër sot e kemi pranuar procesverbalin nga Inspektorati, dhe menjëherë sot në mëngjes prindi i fëmiut është telefonuar nga sekretarja e shkollës qe femiun duhet ta sjelle ne shkolle për te vijuar mësimin” – ka thënë drejtoresha e shkollës përmes një përgjigje me shkrim.

Ndërkohë, Fadil Idrizi ka vendosur që fëmijën e tij ta dërgojë në një shkollë tjetër në Ferizaj.

Idrizi tregon se pse vendosën që djalit t’ia ndërrojnë shkollën.

“Për arsye se ne si prindër jemi të pakënaqur dhe kur e dërgova në shkollën tjetër fëmija e gjeti ngrohtësinë e vet aty dhe kjo është arsyeja pse e kemi dërgu në një shkollë tjetër”- tha Idrizi.

Prindi i 5-vjeçarit ka thënë se është detyruar të mos e dërgojë djalin në të njëjtën shkollë për shkak “të sjelljeve jo të mira” të drejtoreshës së shkollës.

“Ndoshta djali do të vazhdojë edhe pjesën tjetër të shkollimit në shkollën ‘Tefik Çanga’, sepse jemi shumë të pakënaqur me stafin e shkollës ‘Jeronim de Rada’ dhe me rregullat e asaj shkolle”- ka thënë Idrizi.

KALLXO.com ka raportuar më 11 tetor 2022 se një fëmijë 5-vjeçar nuk është lejuar të ndjekë mësimin në shkollën fillore “Jeronim de Rada” për shkak se ka flokë të gjata.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]