Home Lajme Dialogu Kosovë-Serbi, nëse është e nevojshme sekretari amerikan Blinken do t’i thërrasë ose takojë Kurtin dhe Vuçiqin

Dialogu Kosovë-Serbi, nëse është e nevojshme sekretari amerikan Blinken do t’i thërrasë ose takojë Kurtin dhe Vuçiqin

by 05
0 comment

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është i gatshëm të përfshihet edhe personalisht në dialogun Kosovë-Serbi nëse është nevoja për të arritur diçka përfundimtare. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, kur u pyet nëse është e mundshme që Blinken të mirëpresë një takim në Washington para 1 shtatorit.

Statement by Ned Price, Spokesperson - U.S. Embassy in Tunisia

“Nëse e shohim të udhës se angazhimi i Sekretarit përmes telefonit ose personalisht është diçka e domosdoshme për të arritur diçka të tillë në vijën e finishit, Sekretari Blinken nuk heziton të marrë telefonin dhe t’i bëjë ato biseda”.

Price shtoi se janë duke i përcjellë me vëmendje bisedimet dhe se i mbështesin ato, duke potencuar se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë në qendër të rezultatit përfundimtar.

“Ne jemi të angazhuar në këtë. Ne kemi qenë thellësisht të angazhuar si vëzhgues në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ashtu siç thashë javën e kaluar, ne besojmë se bisedimet janë duke vazhduar. Ne jemi duk i parë. Ne po e bëjmë këtë në partneritet me BE-në dhe po inkurajojmë të dyja palët që ta përdorin dialogun në mënyrë efektive. Është një dialog që ne e mbështesim shumë dhe mendojmë se është detyrë e të dyja palëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi në plotëni për të çuar përpara diskutimet e tyre për normalizim të marrëdhënieve, të përqendruara edhe në njohjen reciproke”.

Ai ka thënë se për të dëshmuar këtë mbështetje për dialogun, SHBA ka dërguar emisarin Escobar në Bruksel dhe ka konfirmuar se ai do të vijë në Prishtinë dhe më pas do të shkojë në Beograd.

“Ai udhëtoi, natyrisht, në Bruksel javën e kaluar dhe së shpejti do të udhëtojë në Prishtinë dhe Beograd për të vazhduar mbështetjen tonë për dialogun”.

Escobar dhe Lajçak pritet që sot të arrijnë në Prishtinë dhe pas vizitës këtu do të vazhdojnë për Beograd.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]