Home Ferizaj Dhunë në familje në Ferizaj: Burri e e ngreh zhag për flokësh bashkëshorten, përfundon në ndalim policor

Dhunë në familje në Ferizaj: Burri e e ngreh zhag për flokësh bashkëshorten, përfundon në ndalim policor

by 05
0 comment

Dhjetëra raste të dhunës në familje raportohen pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës, por jo gjithmonë merren masat preventive ndaj burrave të dyshuar, që çojnë dorë mbi bashkëshortet dhe në familjarët e tjerë, raporton Gazeta Sinjali.

Dhuna në familjet kosovare shpesh nuk denoncohet në momentin kur ndodhë dhe kjo dëshmohet me raportimin e vonshëm të rasteve të tilla. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë, në Ferizaj, ku një grua vendosi ta njoftojë Policinë për dhunën që ia ka shkaktuar bashkëshorti.

Bazuar në dëshminë e dhënë në stacion policor, gruaja ka deklaruar se para një jave, pas një mosmarrëveshje që kishte me bashkëshortin, i njëjti e kishte tërhequr zvarrë për flokëve. Kjo kishte bërë që gruaja të largohet nga shtëpia dhe të shkojë të familja e saj.

Një javë pasi ndodhi rasti, ajo ia mësyu Policisë, me ç’rast njësitet policore janë vënë në lëvizje dhe kanë arrestuar personin e dyshuar i cili u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin prej 48 orësh dhe inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]