Home Shtërpcë ‘Brezovica 6’, Prokuroria në Ferizaj: Shtatë të arrestuar, aksioni s’ka përfunduar ende

‘Brezovica 6’, Prokuroria në Ferizaj: Shtatë të arrestuar, aksioni s’ka përfunduar ende

by 05
0 comment

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj dhe me urdhër të Gjykatës kompetente është duke zhvilluar një aksion në kuadër të hetimeve të rastit ‘Brezovica’, ku po bastisen disa lokacione në lagjet e njohura të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Kryeprokurori, Shukri Jashari, ka thënë se aksioni “Brezovica 6” nuk ka përfunduar ende. Ndërsa prokurori i rastit, Rasim Maloku, ka deklaruar se janë arrestuar shtatë persona.

Sinjali mëson se kontrolli po kryhet nën dyshimet e kryerjes së veprës penale ‘Marrje ryshfetit në ndihmë’, ‘Ushtrimi i ndikimit’, ‘Fajdeja’ dhe ‘Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale’.

Ndërkohë aksionin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se po vazhdon operacioni policor ‘Brezovica 6’.

“Policia e Kosovës, konfirmon se në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë ka vazhduar realizimin e operacionit policor “Brezovica 6”, ku informacionet dhe detajet rreth këtij operacioni, do të bëhen të ditura pas përfundimit”, tha Kelani.

Sinjali mëson se tashmë Prokuroria ka urdhëruar ndalimin policor për personat që janë subjekt i urdhrit të kontrollit.

Mësohet se deri më tani janë duke u sekuestruar sende të luajtshme si kompjuterë, laptopë, USB, telefona, para, armë dhe vetura në vlerë të konsiderueshme.

Ndryshe, Sinjali pak më parë raportoi se cak i bastisjes janë edhe pronat e pronarit të kompanisë ‘Al Trade’, Bajram Gashani dhe asamblistit të Vetëvendosjes në Prishtinë, Berat Lahu.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]