Home Op/Ed Bota e veprimit dhe e operacioneve duhet të dominohet nga mendimi racional!

Bota e veprimit dhe e operacioneve duhet të dominohet nga mendimi racional!

by 05
0 comment

Serbia synon t’ia marrë Kosovës pikën më strategjike të vëzhgimit në Ballkan.

Situata në Veri të Mitrovicës është jashtëzakonisht e rëndë!

Vëllezërit tanë që jetojnë në atë pjesë të Shqipërisë Etnike janë duke jetuar sikur të ishte ende koha e okupimit ,edhe kjo për faj të politikanëve shqiptarë,të mos-largpamësisë së aleatëve tanë që nuk e kuptojnë dinakërinë,pabesinë dhe poshtërsinë e politikanëve serbë !

Duke u dhënë të drejtën për të krijuar komuna me shumicë serbe ,në veri të Kosovës serbët e atjeshëm e shtuan “oreksin” ,duke kërkuar autonomi për ato tre komuna që politikanët shqiptarë me zemërgjerësi ua dhuruan serbëve!

Serbia po investon me para,me njerëz dhe me gjithçka tjetër në Veri të Mitrovicës duke bërë të mundur mbajtjen në këmbë të një “administrate” të specializuar në trazira duke filluar nga veprimet më të “lehta” siç është kontrabanda e mallrave,(por që ka një çmim të lartë në financat e shtetit të Kosovës) e deri tek ato më të rëndat e që janë dëbimet me mënyra të ndryshme duke përfunduar me vrasjet e shqiptarëve atje!!!

Duhet me patjetër që në këto kohë vendimtare për kombin tonë sejcili të nxjerri detyrat e tij dhe detyrimet karshi atdheut! Gjëndja është e rëndë në Veri,prandaj kush ka aftësi fizike dhe përgatitje ushtarake të rrijë në gadishmëri për gjithçka në të ardhmen .

KOMBI YNË KA VUAJTUR PREJ TRADHËTARËVE DHE KA SHPËTUAR PREJ ATDHETARËVE….NË KOHË TË VËSHTIRA PËR KOMBIN PËRHERË BIJTË MË TRIMA E KANË GJETUR MËNYRËN PËR T’I DALË NË BALLË GJITHÇKAJE QË KA ÇUAR NË ÇLIRIMIN E TIJ NGA PUSHTUESIT!!!

Ne gjith duhet të jemi prototip i Ushtarit që punon e vepron për Shqipri Etnike .

Autor: Hyzri Salihu

FBKSH

05.11.2022


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]