Home Lajme Besnik Bislimi ‘çimenton’ pushtetin në VV, pritet emërimi në pozitën që e mbante Dardan Molliqaj

Besnik Bislimi ‘çimenton’ pushtetin në VV, pritet emërimi në pozitën që e mbante Dardan Molliqaj

by 05
0 comment

Është hija e Albin Kurtit. Në Qeverinë e tij, Besnik Bislimi është dyshi, njëkohësisht njëriu më i besuar për dialogun me Serbinë. Aq i fuqishëm është z.Bislimi, sa që një herë ishte quajtur “gabimisht” edhe kryeministër nga shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila. E së shpejti, “gjeniu” do të mbajë edhe një funksion të rëndësishëm në partinë e Kurtit, Lëvizjen Vetëvendosje, atë të sekretarit organizativ.

Sipas burimeve të gazetën Nacionale, Bislimi do të jetë sekretar organizativ i LVV-së, duke zëvendësuar aktivisten pak të njohur, Vlora Haxhimehmedi.

“Ngritja e gjeniut”

Bislimi është njeri i “heshtur” përballë Kurtit. Kryen detyra teknike, duke mos ngritur shumë pluhur, e duke mos vënë pikëpyetje shumë rreth kërkesave të shefit të tij.

Njëri nga përgjegjësit e “spastrimit” të krahut konservator në VV, tash do të shpërblehet për punën e berë në sigurimin e “kohezionit” të brendshëm të partisë.

Besimi i Kurtit në Bislimin do të betonohet tutje me marrjen e detyrës së re, atë të sekretarit organizativ, që dikur e udhëhiqte Dardan Molliqaj, që tash është kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD).

E pikërisht e kaluara problematike mes Kurtit e Molliqajt, ka shtyer shefin e ekzekutivit të kujdeset personalisht se kush do të vendoset në pozitën e sekretarit organizativ.

“Ka fjalë që Kurti ka vendos për Besnik Bislimin për sekretar të partisë. Është njeriu më i besueshëm i tij, që krynë detyrat pa bërë pyetje shumë”, i tha një burim brenda LVV-së gazetës Nacionale.

Ndonëse nga viti 2014, Bislimi nuk i ka hyrë garës elektorale, fuqia e tij ka qenë gjithnjë në ngritje, teksa tash mban pozita të rëndësishme edhe në parti edhe në LVV.

Është një vartës i mirë”, thekson tutje Burimi.

Në bazë të organogramit të Lëvizjes Vetëvendosje, sekretari organizativ është një nga figurat qëndrore të partisë, aktualisht më të madhë në Kosovë.

Sipas organogramit, sekretari organizativ ka komunikim të drejtpërdrejt me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Kurtin.

Aktualisht, z.Bislimi ushtron edhe funksionin e nënkryetarit të parë në LVV, dhe spostimi i tij në këtë pozitë nuk është i paplanifikuar.

Sipas burimit të Nacionales, këtë pozitë e kishin synuar të persona. Sekretarja e tanishme organizative e VV-së, Vlora Haxhimehmedi, dhe Koordinatori për Qendra, Valon Hoti, për një kohë kanë qenë në “përplasje” për të fituar garën për sekretar organizativ, pasi që VV po mban zgjedhje të brendshme.

E Kurti ka zgjedhur njeriu e tij të besueshem, Besnik Bislimin, si figurë që tejkalon problemet mes Hotit e Haxhimehmedit.

Ndryshe, kohë më parë Nacionale, ka shkruar se kasta e vjetër e VV-së, në krye me Liburn Aliun dhe kjo e reja me Besnik Bislimin, pas tensioneve që janë krijuar mes tyre, po shikohen vëngër me njëri-tjetrin.

Arsyeja e këtij konflikti po del të jetë “diskriminimi” që po u bëhet aktivistëve të VV-së, nga zëvendëskryeministri që në VV ateroi nga ajri dhe që po mbledh edhe shumë ish-studentë të tij.

Bile, aktivistët e VV-së e kanë emëruar qeverinë e ndikuar nga ‘parashutisti’ Besnik Bislimi si “Qeveria e AUK-ut”.

Nacionale ka kontaktuar zëdhënësin e VV-së, z.Përparim Kryeziu, e që është edhe zëdhënës i Qeverisë, duke e pyetur nëse Bislimi do të jetë sekretari i ardhshëm organizativ i partisë. Por, deri në publikimin e këtij shkrimi, Kryeziu nuk ka kthyer përgjigje.

“Spastrimet”

Siç ka shkruar në vazhdimësi Nacionale, përçarjet në Vetëvendosje janë thelluar ndjeshëm pas fillimit të zgjedhjeve të brendshme partiake.

Një mori eliminimesh tashmë janë bërë edhe publike nga aktivistët e VV-së, derisa publiku sheh me mosbesim atë që po ngjan.

Cili është qëndrimi juaj për Projekt-Kodin Civil?” – është pyetja që raportohet se po iu shtrohet kandidarëve për kryetarë qendrash të Lëvizjes Vetëvendosje. Nënpyetja është nëse pranohen ose jo bashkëjetesat mes personave të seksit të njëjtë, për t’i hapur derën martesave të seksit të njëjtë në të ardhmen.

Kjo është konfirmuar edhe nga z. Beni Kizolli, kandidat për kryetar të Qendrës së Vetëvendosjes në Prizren, por edhe nga Shkëlzen Bislimi, kandidat për kryetar të Qendrës së Vetëvendosjes në Lipjan.

Ky i fundit, madje nuk ngurroi ta etiketonte subjektin në të cilin bënte pjesë edhe si organizatë islamofobësh.

“Unë nuk mund të qëndroj në një organizatë ku nuk respektohen bindjet fetare, një organizatë islamofobësh.” – ka thënë z. Bislimi.

Shembullin e z. Bislimi e ndoqi edhe aktivisti tjetër nga kjo komunë, Fadil Spahiu që përmendi fushatë denigrimesh në partinë e tij.

Nacionale ka raportuar se nga gara është eliminuar edhe Valon Ramadani në Ferizaj, Ramadan Beshiri në Ferizaj dhe Bedri Maqastena në Podujevë.

Por, bashkëjetesat e seksit të njëjtë megjithatë duket të mos jenë arsyeja reale prapa këtyre eliminimeve politike.

Pretendohet më tej që në këto “spastrime politike” janë të përfshirë direkt Albin Kurti, zëvendësi i tij Besnik Bislimi dhe një aktiviste me emrin Dejona Mihali.

Sipas burimeve, në eliminimet që kanë ndodhur të paktën në Ferizaj, Mitrovicë, Lipjan, Prizren, Viti dhe Podujevë janë favorizuar ata që njihen si “krahët e Besnik Bislimit dhe Dejona Mihalit”. Të gjithë me pretekstin se nuk kanë mbështetur Projekt-Kodin Civil që hap derën për bashkëjetesat mes seksit të njëjtë.

Për ta mbështetur pretendimin e tij, burimi nga Vetëvendosje përmend edhe një rast konkret.

Krejt është bllof Kodi Civil, sepse kandidati nga Obiliqi, Halil Thaçi, ka votuar kundër Kodit por ai është lejuar në garë, ndërsa të tjerët nuk janë lejuar,”, theksoi burimi.

Krejt zërat kundërshtues po eliminohen në VV, në emër të islamit e në emër të ideologjisë, ndërsa (harrohet) që ne ministrin e Financave (Hekuran Muratin) e kemi të djathtë.” – shtoi ai.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]