Home Ferizaj FERIZAJ/ Kontejnerët të pamjaftueshëm për bërllokun, ndoten hapësirat përreth

FERIZAJ/ Kontejnerët të pamjaftueshëm për bërllokun, ndoten hapësirat përreth

by 05
0 comment

Bërlloku është një fenomon mjaft shqetësues për secilën komunë, kjo ngaqë Kosova përballet me numër të madh mbeturinash, për të cilin fajin nuk e merrë askush.

Disa qytetarë të pandërgjegjshëm dhe mungesa e kontejnerëve, janë shkaqet kryesore pse rrugët dhe hapësirat tona gjelbëruese duken të shëmtuara.

Një rast i tillë është dërguar nga një sinjalizues në Ferizaj, i cili thotë se kjo pamje e shoqëron rrugën “Brahim Ademi” në shumicën e ditëve.

Katër kontejnerë janë vendosur aty, në rrugën e cila ndodhet vetëm dhjetëra metra larg institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë në Ferizaj, por nuk po duket të jenë të mjaftueshëm për banorët përreth, të cilët si alternativë po e shohin t’i hudhin mbeturinat afër në gjelbrim.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]