Home Lajme Berlin: Nënshkruhet marrëveshja për lëvizje të lirë në Ballkanin Perëndimor

Berlin: Nënshkruhet marrëveshja për lëvizje të lirë në Ballkanin Perëndimor

by 05
0 comment

Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar në kuadër të Samitit “Procesi i Berlinit” tri marrëveshje, të dakorduara më 21 tetor nga ministeriali përgatitor ku morën pjesë ministrat e Jashtëm të vendeve.

Marrëveshjet e nënshkruara kanë të bëjnë mbi lëvizjen e lirë me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor, mbi njohjen e diplomave të Arsimit të Lartë, si dhe marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve, arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes për tregtinë e lirë në Evropën Qendrore

Si mikpritës i Samitit të Procesit të Berlinit, kancelari Scholz e ka hapur fjalimin e tij me premtimin se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor e meritojnë të anëtarësohen në familjen evropiane dhe kjo gjë është në interesin e vetë rajonit.

Kancelari shtoi se Procesi i Berlinit nuk do të ketë për detyrë vetëm të çliroj gjithë potencialin e bashkëpunimit, por të përshpejtoj edhe integrimin evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit. Ndryshe, nga levizja e lirë vetëm me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor më tepër pritet të përfitojnë shtetasit e Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës, të cilët deri më tani është dashur të pajisjen me viza për hyrje-daljen nga shtetet në fjalë.

TRT Balkan / Agjencitë


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]