Home Lajme BE ia rikujton Serbisë: S’ka vend në Evropë për mohuesit e gjenocidit

BE ia rikujton Serbisë: S’ka vend në Evropë për mohuesit e gjenocidit

by 05
0 comment

Bashkimi Evropian ua ka tërhequr vërejtjen liderëve politik dhe fetar në Serbi, se janë të papranueshme përpjekjet për të rishkruar historinë.

“Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk ka vend në Evropë për mohimin e gjenocidit, revizionizmin dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, që bien ndesh me vlerat më themelore evropiane”, ka porositur Ana Pisonero, zëdhënëse e BE-së në një prononcim me shkrim.

Ky reagim vjen pasi që një dioqezë e Kishës Ortodokse Serbe, me seli në Çikago të SHBA-së,  ka dekoruar të dënuarin për krime lufte nga ana e Tribunalit të Hagës, Vojisllav Sheshelin.

Sipas Ana Pisoneros udhëheqësit fetarë dhe komunitetet fetare, kanë gjithashtu përgjegjësi për të treguar lidership në kapërcimin e trashëgimisë së vështirë të së kaluarës dhe për të nxitur në mënyrë konstruktive besimin reciprok, dialogun dhe tolerancën, që është esenciale për stabilitetin, të ardhmen paqësore dhe prosperitetin.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]