Home Ferizaj Automobilizëm, Ermira Topalli dhe Valon Rexhepi fitues të garës në Drenas

Automobilizëm, Ermira Topalli dhe Valon Rexhepi fitues të garës në Drenas

by 05
0 comment

Ermira Topalli e ka vazhduar dominimin e saj në disiplinën e auto sllallomit në konkurrencën e femrave. Ermira e ka fituar edhe garën e kësaj të diele në Drenas, pikë të cilat i kanë siguruar titullin e kampionit edhe për kampionatin e sivjetmë.

Anëtarja e AK Ferizajt, e cila u paraqit me Golf VIII, deri te fitorja e radhës ka arritur me kohën 02:12.266 minuta.

“Secila fitore është e rëndësishme dhe jep ndjenjë të mirë. Sigurisht që fitorja e sotme është e veçantë edhe për faktin se me këto pikë e sigurova titullin e kampionit për sivjet. Gjithsesi ishte garë e mirë, ndërsa unë i inkurajoj femrat që në kampionatin e ardhshëm të marrin pjesë në numër edhe më të madh, sepse automobilizmi është sport atraktiv, ofron emocione, ndërsa ne dëshmojmë se edhe femrat mund të arrijnë rezultate të mira në këtë sport”, është shprehur Topalli pas fitores për faqen zyrtare të FASK-ut.

Pozitat dy dhe tre në plasmanin e përgjithshëm i takuan anëtares tjetër të AK Ferizajt, Ajeta Rysha, e cila u paraqit në dy klasa dhe me dy vetura të ndryshme, Golf VIII në Klasën 3 dhe BMW në Klasën 4.

Në plasmanin ekipor, AK Ferizaj u rendit në pozitën e parë me 60 pikë, AMTKK 36, Prishtina RT 35 e Drenica 12 pikë.

Ndërkaq, në konkurrencën e meshkujve, Valon Rexhepi i Eurogoma RT është fitues i garës në disiplinën e auto sllallomit.

Rexhepi me Opel Astra deri te fitorja arriti me kohën 01:53.622 minuta.

I dyti në plasmanin e përgjithshëm u rendit Valon Jaha i Prishtina RT me kohën 01:54.791, ndërsa podiumi i fituesve u plotësua me Arlind Ramadanin, i cili me Opel Kadet pati kohë prej 01:57.356 minuta.

Në konkurrencën ekipore, pozita e parë i takoi AMTKK me 60 pikë, para Ferizajt (50), Prishtina RT (45), Drenica (36), Eurogoma RT (20) dhe Prizreni D&G me 16 pikë.

Rezultatet – femrat:

Klasa 1 (deri 1200 ccm – Grupi 1)

1.Kadishe Shabani (Skoda – Ferizaj) 02:23.046

2.Luljeta Topalli (Skoda – Ferizaj) 02:28.044

3.Blerta Bytyçi (Renault Twingo – AMTK) 02:41.789

Klasa 2 (mbi 1200-1600 ccm – Grupi)

1.Brunilda Gjura (Fiat Punto – Prishtina RT) 02:19/705

2.Kadishe Shabani (Golf – Ferizaj) 02:23.397

3.Blerta Bytyçi (Audi A3 – AMTKK) 02:24.273

Klasa 3 (mbi 1600 ccm – Grupi 1)

1.Ermira Topalli (Golf VIII – Ferizaj) 02:12.266

2.Arjeta Rysha (Golf VIII – Ferizaj) 02:14.974

3.Violeta Berisha (BMW – AMTKK) 02:34.947

Klasa 4 (deri 1200 ccm – Grupi 2)

1.Arjeta Rysha (BMW – Ferizaj) 02:16.598

2.Brunilda Gjura (Opel Vectra – Prishtina RT) 02:31.460

3.Albenita Morina (Opel Vectra – Drenica) 02:51.258

Plasmani i përgjithshëm:

1.Ermira Topalli (Golf VIII – Ferizaj) 02:12.266

2.Arjeta Rysha (Golf VIII – Ferizaj) 02:14.974

3.Arjeta Rysha (BMW – Ferizaj) 02:16.598

Plasmani ekipor:

1.AK Ferizaj 60 pikë

2.AMTKK 36 pikë

3.Prishtina RT 35 pikë

4.Drenica 12 pikë.

Rezultatet – meshkujt:

Klasa 1 (deri 1200 ccm – Grupi 1)

1.Gjengiz Hajrullahu (Renault Clio – AMTKK) 02:21:977

Klasa 2 (mbi 1200-1600 ccm – Grupi 1)

1.Drilon Krasniqi (Fiato Punto – Drenica) 02:15.497

2.Arbër Rexhepi (Citroën WRC – Ferizaj) 02:18.957

Klasa 3 (mbi 1600 ccm – Grupi 1)

1.Leutrim Rexhepi (BMW – Ferizaj) 02:07.385

2.Driton Qerimi (BMW – Prishtina RT) 02:08.848

3.Liridon Xhakli (Golf VII – Ferizaj) 02:14.085

Klasa 5 (mbi 1200-1600 ccm Grupi 2)

1.Ardrit Namligjiu (Opel Corsa – AMTKK) 02:20.402

2.Mejdin Bytyçi (Renault Twingo – AMTKK) 02:44.140

Klasa 6 (mbi 1600 ccm – Grupi 2)

1.Pajtim Qupeva (Audi A3 – AMTKK) 02:10.194

2.Hysen Iseni (Volvo – Ferizaj) 02:27.615

3.Nehat Musliu (Opel Kadet – AMTKK) 03:17.558

Klasa 8 (mbi 1200 – 1600 cmm – Grupi 3)

1.Fatos Krasniqi (Honda Civic – AMTKK) 02:02.773

2.Artan Jahja (Opel Corsa – Prishtina RT) 02:11.594

3.Kreshnik Mariqi (Suzuki Swift – AMTKK) 02:25.713

Klasa 9 (mbi 1600 ccm – Grupi 3)

1.Valon Rexhepi (Opel Astra – Eurogoma RT) 01:53.622

2.Valon Jaha (BMW E36 – Prishtina RT) 01:54.791

3.Arlind Ramadani (Opel Kadet – Prishtina RT) 01:57.356

Plasmani i përgjithshëm:

1.Valon Rexhepi (Opel Astra – Eurogoma RT) 01:53.622

2.Valon Jaha (BMW E36 – Prishtina RT) 01:54.791

3.Arlind Ramadani (Opel Kadet D – Prishtina RT) 01:57.356

Plasmani ekipor:

1.AMTKK 60 pikë

2.AK Ferizaj 50 pikë

3.Prishtina RT 45 pikë

/rtklive/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]