Home Rajon & Botë Australia e anulon njohjen e Kuds-it si kryeqytet të Izraelit

Australia e anulon njohjen e Kuds-it si kryeqytet të Izraelit

by 05
0 comment

Australia ka anuluar njohjen nga qeveria e mëparshme të Kuds-it si kryeqytet i Izraelit dhe tha se çështja duhet të zgjidhet si pjesë e bisedimeve të paqes midis Izraelit dhe Palestinës.
“Australia është e përkushtuar ndaj një zgjidhjeje me dy shtete në të cilën Izraeli dhe një shtet i ardhshëm palestinez bashkëjetojnë, në paqe dhe siguri, brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht”, tha Ministrja e Jashtme Penny Wong të martën gjatë një konference për media.
Në vitin 2018, qeveria e koalicionit konservator e udhëhequr nga Scott Morrison njohu zyrtarisht Kuds-in si kryeqytetin e Izraelit, duke përmbysur politikën e Lindjes së Mesme për dekada.
“Kjo e ndryshon njohjen nga qeveria Morrison të Kuds-it si kryeqytet i Izraelit. Pozicioni i Australisë ka qenë gjithmonë dhe mbetet në Tel Aviv,” tha Wong.
Ajo tha se lëvizja e qeverisë së mëparshme në 2018 ishte një “lojë cinike, e pasuksesshme, për të fituar vendin e Wentworth në një zgjedhje paraprake”.
“Ajo që njerëzit mendonin se kryeministri i asaj kohe ishte duke u përpjekur të luante politikën e jashtme për të fituar vota në vend. Për këtë arsye, e bëra të qartë në atë kohë, ne rikonfirmuam pikëpamjen tonë se Kudsi është një çështje e statusit përfundimtar. Çfarë kuptimi kanë ato fjalë? Kjo do të thotë që duhet të zgjidhet nëpërmjet negociatave mes palëve,” shtoi Wong.
Zonat e pushtuara
Në vitin 2017, presidenti i atëhershëm i ShBA-së, Donald Trump, e njohu zyrtarisht Kuds-in si kryeqytetin e Izraelit, duke përmbysur politikën e ShBA-së për dekada të tëra për të qëndruar neutral ndaj qytetit të shenjtë.
Masa e ShBA-së shkaktoi protesta të gjera në territoret palestineze dhe në disa vende mes dënimeve nga vendet arabe dhe myslimane.
Aleatët evropianë të Uashingtonit e kanë kritikuar gjithashtu masën, duke paralajmëruar se vendimi i ShBA-së do të përkeqësonte marrëdhëniet midis palestinezëve dhe izraelitëve, si dhe do të nxiste trazira në rajon.
Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor, duke përfshirë Kuds-in, gjatë Luftës së Lindjes së Mesme të vitit 1967. Ajo aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, duke e pretenduar atë si kryeqytetin “e përjetshëm” të Izraelit – një lëvizje që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.
E drejta ndërkombëtare e sheh Bregun Perëndimor dhe Kuds-in si “territor të pushtuar” dhe i konsideron të gjitha aktivitetet e ndërtimit të vendbanimeve hebreje në tokë si të paligjshme.
Palestinezët akuzojnë Izraelin se po zhvillon një fushatë agresive për të “judaizuar” qytetin historik duke zhdukur identitetin e tij arab dhe islam dhe duke dëbuar banorët e tij palestinezë. Reagon Tel Aviv-i Ministria e Jashtme izraelite thirri ambasadorin australian në Tel Aviv lidhur me veprimin e Kanberrës për të anuluar njohjen e Kudsit si kryeqytet izraelit.

Stacioni zyrtar i radios së ushtrisë izraelite dhe faqja e lajmeve i24 konfirmuan se i dërguari australian Paul Griffiths u thirr për sqarime rreth këtij vendimi.

Kryeministri izraelit Yair Lapid, në një deklaratë, tha: “Kudsi do të mbetet kryeqyteti i përjetshëm i Izraelit”.

Duke thënë se vendimi u mor nga Australia si një përgjigje e nxituar ndaj një raporti të pasaktë në media, ai shtoi: “Ne vetëm mund të shpresojmë se qeveria australiane do t’i menaxhojë çështjet e tjera më seriozisht dhe profesionalisht”.

Lapid tha se vendimi australian “nuk do të ndryshojë asgjë”.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]