Home Lajme ASK: Krahasuar me gushtin e kaluar, inflacioni u rrit për 13%, ndërsa 0.2% nga korriku i këtij viti

ASK: Krahasuar me gushtin e kaluar, inflacioni u rrit për 13%, ndërsa 0.2% nga korriku i këtij viti

by 05
0 comment

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” për muajin gusht 2022.

Sipas ASK-së, inflacioni i muajit gusht është rritur për 0.2 për qind në krahasim me muajin korrik të vitit 2022, ndërsa 13 për qind nëse krahasohet me gushtin e vitit të kaluar.

Siç thuhet në njoftim, lëndët djegëse si drutë e peleti janë shtrenjtuar për 6.3 për qind në krahasim me muajin e kaluar, 3.6 për qind janë ngritur çmimet për djathë dhe vezë, mallra dhe shërbime për shtëpi 2.3 për qind, ndërsa çmimi i bukës dhe i drithërave është rritur për 0.6 për qind.

Më poshtë mund t’i gjeni në formë grafike ngritjen e çmimeve të mallrave dhe produkteve duke krahasuar muajin gusht 2021 me korrikun e vitit 2022 dhe gushtin e vitit 2022.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]