Home Ferizaj Ashensori gati ia mori jetën gruas nga Ferizaj, ajo ra nga kati i 9-të në bodrum, kompania e mirëmbajtjes tallet me të

Ashensori gati ia mori jetën gruas nga Ferizaj, ajo ra nga kati i 9-të në bodrum, kompania e mirëmbajtjes tallet me të

by 05
0 comment

Gruaja me inicialet M.R., ka hapur sot rast në polici si pasojë e lëndimeve të marra trupore pasi ka hipur në ashensorin e objektit “SNA” në rrugën “Gjon Serreqi” në Ferizaj. Rastin e ka bërë të njohur për Gazetën Express një lexues i saj si dhe është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Policia posedon informacione se qytetarja ka rënë nga kati i nëntë i ndërtesës në bodrumin e saj.

Gruaja M.R., ka deklaruar në polici se ashensori ka rënë dy herë poshtë me shpejtësi të madhe.

Sipas saj “ashensori ka filluar me lëvizje të ç’rregullta duke rënë me shpejtësi të madhe poshtë, përsëri ashensori është ngjitur lartë dhe me shpejtësi të madhe ka rënë poshtë”.

Ajo thekson se ka pësuar “dhimbje të gjunjëve, qafës, boshtit kurrizor, si dhe trullosje deri në vjellje”, me ç’rast është detyruar të pranojë trajtim mjekësor.

Tutje, kjo grua ka deklaruar në polici se rastin ia ka treguar edhe pronarit të kompanisë që bën servisimin e ashensorit “Everyday Group”, por sipas saj, nga kompania kanë instistuar se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, ndryshe do të duhej me ardhë me marrë atë “me karrocë”.

Sipas saj, pronari i kompanisë i ka thënë se nuk ka kompani të specializuar për mirëmbajtjen e ashensorit dhe se këtë gjë e bën vetë ai.

Gazeta Express ka kontaktuar në numrin e “Everyday Group”, të publikuar në faqen e tyre në Facebook, por një person që është lajmëruar tha se nuk ka informacione për këtë rast, duke kërkuar që të kontakohet pas një ore.

Për këtë rast ka folur për Gazetën Express edhe Drejtori i Policisë në Ferizaj, Basri Shabani.

“Rreth orës 14:00 stacioni policor i Ferizajt është njoftu se një qytetare është duke marrë trajtim mjekësor në Emergjencë e Ferizajt dhe pas trajtimit e njëjta është paraqitur në stacionin policor dhe ka raportuar rastin. E njëjta derisa ishte në agjensor duke u ngjitur lartë në ndërtesën ku banon ashensori ka lëvizur pa kontrollë me shpejtësi të madhe duke u ngritur lartë-poshtë deri në katin e 9-të dhe më pas ka përfunduar në bodrum, si pasojë qytetarja ka marrë lëndime trupore”, tha Shabani për Gazetën Express.

Ai tha se për këtë rast hetuesit janë në terren duke mbledhur informacione dhe prokurori i rastit ka urdhëruar që të intervistohet personi përgjegjës për mirëmbajtjen e ashensorit.

“Për momentin lidhur me rastin është njoftu prokurori i cili ka urdhëruar të iniciohet rasti në fjalë dhe të intervistohet personi përgjegjës për mirëmbajtjen e ashensorit”, përfundoi Shabani. /Gazeta Express/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]