Home Ferizaj Arbnor Morina jep dorëheqje nga Ferizaji

Arbnor Morina jep dorëheqje nga Ferizaji

by 05
0 comment

Arbnor Morina nuk do të jetë më trajner te Ferizaji. Klubi ka njoftuar për dorëheqjen e tij me anë të një komunikate.

“Pas takimit të sotëm kundër Gjilanit, kam njoftuar kryesinë e klubit që nuk do të jem më trajner i ekipit sepse mendoj që diçka duhet të ndryshohet që ekipi të ec përpara, me iden se klubi është më I madh se secili individ. Periudha e kaluar në Ferizaj, është një periudhë shumë e këndshme për mua në bashkëpunim me njerëz punëtorë dhe të sinqert, mirëpo klubi ka nevojë për një infuzion që të vazhdoj rrugëtimin aty ku e ka cakun. Këtë vendim e kam marr pasi që prej xhiros së parë kemi qenë ekip, i cili kemi tregu futboll të mirë, kemi shënu por nuk kemi mundur të mbajmë rezultatin. Besoj se reflektimi im do të ia kthej FC Ferizajt ditët që i kemi kaluar në ligën e parë”, ka thënë ai.”Falemnderit të gjithëve në klub për bashkëpunim dhe dëshiroj që FC Ferizaj të arrijë atje ku i ka synimet kryesia e klubit”.

Ferizaji nuk ka arritur të ketë performansë pozitive në Superligë, ndryshe nga Liga e Parë. Klubi nga qyteti me të njëjtin emër sot barazoi ndaj Gjilanit me rezultat 1-1. Ferizaji aktualisht gjendet në fund të tabelës. 


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]