Home Lajme Alkooli është shkaktar 1 në 20 vdeke, por në Kosovë promovohet në çdo hapësirë publike

Alkooli është shkaktar 1 në 20 vdeke, por në Kosovë promovohet në çdo hapësirë publike

by 05
0 comment

Alkooli është me të vërtetë vrasësi në shishe. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se alkooli vret tre milionë njerëz në mbarë botën çdo vit. Me fjalë të tjera, alkooli është shkaku i 5.3% të të gjitha vdekjeve njerëzore në vit. Rreth 1 në çdo 20 vdekje në mbarë botën është rezultat i një sëmundjeje, lëndimi, aksidenti, vrasjeje ose vetëvrasjeje të lidhur me alkoolin. Shkalla e vdekjeve të lidhura me alkoolin është më e madhe se ajo e HIV-it, i cili shkakton më pak se 2% të vdekjeve në mbarë botën dhe dhunës së palidhur me alkoolin, e cila shkakton më pak se 1%.

Konsumimi i alkoolit te të rinjtë nën moshën 18-vjeçare po bëhet një dukuri gjithnjë e më shqetësuese, thonë përfaqësues të organizatave që merren me rehabilitimin e personave nga alkooli dhe substancat narkotike në Kosovë. Sipas tyre, të rinjtë mund të blejnë me lehtësi alkool edhe pse ndalohet me ligj shërbimi dhe shitja e alkoolit te moshat nën 18 vjeç.

Kosova renditet si vendi më i varfër i Evropës Juglindore, ku 34 përqind e popullsisë jetojnë në varfëri të skajshme, e përkundër kësaj miliona euro po harxhohen për konsum të alkoolit dhe cigares.

Qytetarët e Kosovës për një vit pinë më shumë se 10 milionë litra alkool.

Sipas studimit Global Burden of Diseases, një projekt i vazhdueshëm i bazuar në Universitetin e Uashingtonit në Seattle, i cili ofron të dhënat më të plota për shkaqet e sëmundjeve dhe vdekjeve në botë tregon për dëmet nga alkooli edhe krejt pak. Katër vjet më parë studimi tha se edhe pija e rastësishme ishte e dëmshme për shëndetin dhe sugjeroi që qeveritë duhet t’i këshillojnë njerëzit të abstenojnë plotësisht. Sipas këtij studimi të rinjtë përballen me rreziqe më të larta shëndetësore nga konsumimi i alkoolit sesa të moshuarit, thonë ata.

Në më shumë se 180 vende në botë ekzistojnë 123,000 ‘Takimet e Alkoolistëve Anonim’ përmes të cilave miliona njerëz synojnë të kurohen nga varësia e alkoolit i cili konsiderohet si një nga burimet e shumicës së sëmundjeve në botë. Ndonëse në Kosovë nuk ka asnjë të tillë, megjithatë alkooli promovohet e shërbehet në gjitha hapësirat publike për gjitha moshat. Ai është “sponsor” i shumë aktiviteteve e kinse festivaleve por duke qenë që masivizimi i konsumimit të alkoolit është fenomen jo i vjetër, pasojat reale do vërehen shpejt nëse nuk minimizohet promovimi dhe kufizohet shërbimi i tij./zeropese/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]