Home Lajme Kurti: UÇK-ja ishte e drejtë, do të dalë e pastër nga gjyqet e imponuara nga politikanët jolargpamës

Kurti: UÇK-ja ishte e drejtë, do të dalë e pastër nga gjyqet e imponuara nga politikanët jolargpamës

by 05
0 comment

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e 49-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), njëherit për deputetin e LVV-së, Rexhep Selimi i cili po mbahet në paraburgim në Hagë.

Kurti uroi lirimin nga “akuzat e pabaza” Selimit dhe të tjerëve që po gjykohen nga Specialja.

Sipas kryeministrit Kurti, lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, dhe se do të dalë e pastër nga gjyqet e imponuara “padrejtësisht nga politikanët që u mungonte largpamësia”.

“Rexhep Selimi, aktivisti ynë, deputeti në Kuvendin e Repulikës, gjenerali i UÇK-së, që e kishim anëtar kryesie, e kishim edhe kryetar të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të cilin kemi shumë krenari dhe mall, paçka se çmallemi kur kontaktojmë me të. Por jam i sigurt se shpejt do ta kemi sërish, teksa urojmë që të lirohet nga ato akuza të pabaza që i janë bërë atij dhe të tjerëve. UÇK-ja ishte dhe është e drejtë dhe do të dalë e pastër, edhe nga gjyqet e imponuara padrejtësisht nga politikanë të cilëve u mungonte largpamësia” – ka thënë Kurti.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Ndaj tyre po rëndojnë akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Më 30 shtator 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Kjo aktakuzë është bazuar në vendimet e gjyqtarit të procedurës paraprake të datës 22 korrik dhe 29 shtator 2022.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]