Home Lajme Alarmojnë bujqit në Kosovë, nëse nuk ka subvencione, nuk kemi fare llogari të mbjellim! 

Alarmojnë bujqit në Kosovë, nëse nuk ka subvencione, nuk kemi fare llogari të mbjellim! 

by 05
0 comment

Rritja e çmimeve për të mbjellat dhe farat pritet të vë para një sprove të radhës të vështirë bujqit në Kosovë. Lufta në Ukrainë ka bërë që javëve të fundit të rritet edhe më shumë çmimi i farës dhe plehut organik.

A.M fermer nga Krusha ka thënë për Indeksonline se nëse shteti nuk i ndihmon me subvencione, nuk do të kenë llogari të punojnë tokën e tyre.

“Çmimi i farës është rritur përsëri. Plehu organik tashmë ka arritur rekordet. Çmimi i naftës poashtu është në nivelet tejet të larta. Ne kemi filluar të bëjmë kalkulimet nga sezoni që po e lëmë pas. Nëse nuk do të ishte ndihma e shtetit, ne do të punonim me minuse. Kërkojmë nga Qeveria Kurti që të shqyrtojë seriozisht subvencionet e radhës ngase nëse shteti nuk na zgjat dorën, nuk do të kemi llogari që të punojmë tokën” ka thënë ai.

Edhe fermeri nga Istogu, A.D ka thënë se vetëm dhënia e subvencioneve nga shteti mund të shtyej ata që të mbjellin sipërfaqet me grurë.

“Në vitin 2021, fara për hektar ka qenë 150 euro, tani është 200. Plehu organik ka qenë 120 euro, tani është 270. Korrja në vitin që lamë pas ka kushtuar 120 euro për hektar, tani kushton 140 euro. 200 euro ishin shpenzimet e lavrimit, tani janë minimum 320 për hektar. Është rritur ndjeshëm edhe çmimi i pagesës për fuqi punëtore. Nëse nuk na premtohet ndihmë nga shteti përmes subvencioneve, ne do të lëmë “batall” tokat ngase në çdo matematik do punojmë me humbje. Po të mos ishin subvencionet e pranverës nga Qeveria, ne këtë vit mund të falimentonim ngase do të punonim me humbje. Tani po afron koha e lavrave dhe përgatitjeve të punëve vjeshtore, andaj kërkojmë që edhe kësaj radhe të kemi dorën e shtetit” ka thënë bujku nga Istogu./Indeksonline/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]