Home Lajme Alarmante: Droga po përdoret me të madhe në Kosovë, zbulohen 7 raste për pak orë në disa qytete

Alarmante: Droga po përdoret me të madhe në Kosovë, zbulohen 7 raste për pak orë në disa qytete

by 05
0 comment

Përdorimi i substancave narkotike po lulëzon në të gjitha qytetet e Kosovës, ku konsumues janë kryesisht të rinjtë të cilët shpesh kapen në flagrancë nga Policia. Vetëm të premten, brenda pak orëve, burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se janë zbuluar shtatë raste të tilla, në Prishtinë, Prizren, Gjilan e Mitrovicë.

Dy prej këtyre rasteve kanë ndodhur në Prishtinë, njëri në rrugën “Fahri Fazliu”, e tjetri në “Luan Haradinaj”. Siç mëson Sinjali në rastin e parë, Policia i ka gjetur një 37-vjeçari një sasi të narkotikëve gjatë kontrollit në veturën e tij, pasi u ndalua nën dyshimet për gjësende në kundërligjshme. Teksa ri dyshuari për rastin e dytë, u kap po ashtu me marihuanë në xhep, në momentin që u ndalua nga njësiti policor. Burimet thonë se për këtë rast është arrestuar i dyshuari R.T., i cili më pas është dërguar në mbajtje.

Rastet në Gjilan

Ndërkohë, edhe në Gjilan, Policia ka kapur dy të rinj me substanca narkotike. Njëri, 19-vjeçar u zbulua gjatë patrullimit të Policisë në rrugën “Vjosa” në Gjilan, pak paera mesnatës, teksa tjetri i moshës 21-vjeçare u kap në rrugën “Lufta e Gjilanit 44”. Ndaj tyre, kanë nisur hetimet për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Rastet në Prizren

Edhe në qytetin e Prizrenit, burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se kanë nisur hetimet për dy raste të tilla. I pari ka ndodhur në rrugën “Ismail Kryeziu”, në Arbanë dhe bëhet fjalë për një 21-vjeçar, i cili u ndalua derisa po lëvizte me veturën e tij. Pas kontrollit policor, te i njëjti është gjetur një pako me mairhuanë që u konfiskua. Ndërsa rasti tjetër ka të bëjë me bastisje, në shtëpinë e një të riu në rrugën “Mehmet Hasi”, ku u gjetën gjithashtu narkotikë.  

Rasti në Mitrovicë

Për një rast të posedimit të paautorizuar të narkotikëve kanë nisur hetimet edhe nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë. Sinjali mëson se në orët e mbrëmjes, në rrugën “UÇK”, u ndalua një veturë nga Policia, ku te njëri nga pasagjerët u gjet një sasi e substancës narkotike, që u konfiskua nga njësiti policor, derisa i dyshuari u shoqërua në stacion.

Ndryshe sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]