Home Shtërpcë Aksioni për verifikim të ndërtimeve në Brezovicë po vazhdon edhe sot

Aksioni për verifikim të ndërtimeve në Brezovicë po vazhdon edhe sot

by 05
0 comment

Prokuroria Themelore në Ferizaj po vazhdon trajtimin e rastit “Brezovica”. Gjatë ditës së sotme po vazhdon aksioni për verifikimin e objekteve që janë ndërtuar në zonën e Brezovicës.

Edhe ky aksion është vazhdimësi e aksionit të kaluar, qëllim i së cilës verifikimi i ndërtimit të objekteve që janë ndërtuar në zonat e mbrojtura të Brezovicës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurori që është duke udhëhequr rastin, Rasim Maloku.

Ai tha se së bashku me inspektorë të ministrisë së mjedisit, për ndërtime, janë duke bërë identifikimin dhe janë duke shikuar në detaje se si janë bërë ndërtimet, nëse ka pasur tejkalim të ndërtimeve dhe a janë ndërtuar ato në kundërshtim me rregullat që janë të përcaktuara në zonat e Brezovicës.

Gjatë ditës se sotme nuk pritet të ketë zhvillime të tjera në aspektin e arrestimeve duke pasur parasysh se edhe në aksionin e 4 gushtit ka qenë në plan vetëm verifikimi i objekteve të ndërtuara.

Në lidhje me rastin e njohur për publikun si “Brezovica” tashmë janë zhvilluar disa aksione nga ana e policisë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi në lidhje me rastin./kallxo/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]