Home Mix Adriana Matoshi rrëfen betejën me tumorin: E kam marrë me shumë qetësi edhe kam thënë Zoti i di punët e veta!

Adriana Matoshi rrëfen betejën me tumorin: E kam marrë me shumë qetësi edhe kam thënë Zoti i di punët e veta!

by 05
0 comment

Aktorja e deputetja kosovare ka rrëfyer për jetën e saj personale si dhe profesionale.

Për revistën “Class” ajo ka zbuluar se si është ndjerë kur u përballë për herë të dytë me tumorin.

“Në fakt, më shumë e ka përjetuar shoqja ime Genta. Unë kam qeshur edhe i kam thënë: “Na doli një rrugë me pushu pak”. E kam marrë me shumë qetësi edhe kam thënë Zoti i di punët e veta dhe ç’është e shkruar të ndodhë, do të ndodhë. Kam dashur t’i kem me vete njerëzit që më bëjnë të qesh dhe të gjithë ditët e kontrollove kanë shkuar me të qeshura me shoqet e mia. Shokët e mi talleshin me mua që kësaj radhe duhet të koncentrohem për me vdek, por unë kam qeshur me lot.

I jam shumë falënderuese Zotit për forcën që më dha, por edhe shumë mirënjohëse doktor Petrelës bashkë me stafin e tij që më dhanë jetë për së dyti, edhe shoqeve të mia gjithashtu; Gentës, Timës dhe Arbrit, dhe gjithë shoqërisë sime shumë të madhe që me mesazhe dhe vizita ma kanë mbajtur disponimin në qiell”, tha ajo.

Gjithashtu pati edhe një mesazh për të gjithë ata që po përballen me sëmundje të rëndë.

“Mos e mendoni kurrë më të keqen, sepse ne nuk e dimë, Zoti bën mrekullira. Ka pasur raste, që i njoh personalisht, kur mjekët u kanë thënë se nuk ka shpëtim, dhe ata persona jetojnë shumë të shëndetshëm dhe të lumtur. Kështu që mos u dorëzoni, mundohuni ta doni atë moment dhe ta tejkaloni. Kurrë mos thoni ‘O Zot, pse më ndodhi mua kjo sëmundje’, sepse Zoti i sprovon më së shumti njerëzit që i do”.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]