Home Mediator Terreni (1) / Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo

Mediator Terreni (1) / Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo

by 05
0 comment

SHPALLJE PËR VEND PUNE

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians NGO) për implementim të projektit “Drejtesia Sociale I” bashkëfinancuar nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), shpallë:

Pozita: 5 pozita për Mediator Terreni

Vendi i punës: Fushë Kosovë (1) pozitë, Lipjan (1) pozitë, Ferizaj (1) pozitë, Prizren (1) pozitë, Gjakovë (1) pozitë,

Orari: Fleksibil

___________________________________________________________________________________________________

Njohuritë dhe shkathtësitë

  • Aftësi të mira komunikimi/avokimi me institucione publike në nivel lokal si dhe me qytetar te komunës gjegjëse;
  • Aftësi për të organizuar takime për pjestarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian si dhe zyrtarë publik;
  • Njohuri të sfidave dhe punës me pjesëtarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian;
  • Aftësi të mira negocimi dhe ndërmjetësimi;
  • Aftësi të mira organizative dhe të punës në grup;
  • Aftësi për menaxhimin e stresit dhe punës në presion.

Vlerat Personale

Mediatori/ja duhet të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizative dhe duhet të jetë i njohur për pjesëtarët e komuniteteve në vendin ku ka aplikuar,

Mediatori/ja duhet të ruajë konfidencialitetin e plotë në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive në punë.

Mediatori/ja gjithashtu duhet të demonstrojë atributet e mëposhtme personale:

  • Të jetë i/e sinqertë dhe i besueshëm;
  • Të jetë i/e respektueshëm;
  • Të ketë seriozitet në punë;
  • Të ketë ndjeshmëri për ndryshimet kulturore;
  • Të jetë fleksibil/e;
  • Të demonstrojë etikë të shëndoshë të punës;

Përgjegjësitë:

  • Mediatori/ja i/e terrenit, mobilizon dhe organizon sesione informuese me individët/pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian dhe zyrtar publik rreth ceshtjeve të ndryshme sic janë: antigjipsizmi, punësimi, edukimi, banimi dhe fuqizimi i grave.
  • Mediatori/ja i/e terrenit, promovon platformen kundër diskriminimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian dhe asiston pjestarët e këtyre komuniteteve për raportimin e rasteve.  
  • Mediatori/ja i/e terrenit, organizon takimet ne mes te autoriteteve lokale me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian;
  • Mediatori/ja është përgjegjës/e për ngritjen e bashkëpunimit në mes të organizatave të shoqërisë civile, institucioneve lokale dhe komuniteteve të margjinalizuara në komunat përkatëse, organizimin e takimeve sociale, sesioneve informuese, ndarjen e informatave;
  • Mediator/ja është përgjegjës për mobilizimin e komuniteteve dhe pjesëmarrjen në kampanja të ndryshme vetëdijësuese etj.  

Detyrat dhe përgjegjësitë e detajuara vijojnë si më poshtë:

  • Të punojë ngushtë me Zyrtarin e Lartë dhe Menaxheren e Programit në Departamentin e Antigjipsizmit;
  • Të përgatisë raporte mujore me të arriturat dhe sfidat në terren;
  • Të mbajë kontakte të ngushta me zyrtarin komunal për të drejtat e njeriut si dhe përfaqësues të lagjeve ku jetojnë kryesisht komunitetet;
  • Të jetë pjesë e organizimit të festivalit multikulturor dhe të mbështes eventet tjera në organizatë;
  • Të plotësojë databazat dhe pyetesorët në terren varësisht prej kërkesës së organizatës.

Dispozitat përfundimtare

OJQ “Zëri i Romëve Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivuese (të bashkangjitura me rekomandime, diplomat e shkollimit, dhe ҁertifikatat e trajnimeve). Mos dorëzimi i plotë i dokumenteve rezulton në mos shqyrtimin e aplikacionit.

Ne inkurajojmë kandidatët nga komunitetet: Rom, Ashkali, dhe Egjiptian (vajzat/gratë) të aplikojnë për pozitën e shpallur. Aplikimi realizohet përmes formës elektronike: info@vorae.org

Për më shumë informata ju mund të na kontaktoni në po të njëjtin e-mail. Afati i fundit për aplikimi është deri më datën 20.07.2022 deri në ora 16:00

Job Category: Mediator
Job Type: Orar i plotë
Job Location: Ferizaj
Sorry! This job has expired.

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]