Home Ferizaj 556 gjoba për mos respektim të shpejtësisë brenda javës në rajonin e Ferizajt

556 gjoba për mos respektim të shpejtësisë brenda javës në rajonin e Ferizajt

by 05
0 comment

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se nga data 11 deri më 17 korrik ka ndërmarrë aktivitete në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Sipas policisë, në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale gjatë javës në parandalim të aksidenteve ka shqiptuar këto kundërvajtje:

– Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 556 gjoba

– Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 11 gjoba

– Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore- 2 gjoba

– Drejtimi nën ndikimin e alkoolit- 11 gjoba

– Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 28 gjoba

– Kalimi i afatatit të regjistrimit të automjeteve , 38 gjoba

– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 14 gjoba

– Mos përdorimi i rripit të sigurisë ,202 gjoba

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 122 gjoba

– Drejtimi i motoçikletës -pa regjistrim , 2 gjoba

– Drejtimi i motoçikletës -pa helmet, 2 gjoba

– Motoçikleta të konfiskuara, 2

– Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 635 gjoba

Heqje e patentë shoferit , 28 shoferëve

Gjithsej ,1625 gjoba.

Po ashtu, përmes këtij postimi, policia rajonale ka njoftuar edhe për numrin e aksidenteve.

“Ndërsa, në rajonin e Ferizajt janë raportuar 27 aksidente:

– Aksidente fatale, 0

– Aksidente me lëndime, 12

– Aksidente me dëme materiale 15./kallxo/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]