Home Hani i Elezit 53-vjeçari në Han të Elezit dyshohet se sulmoi dy herë seksualisht 13-vjeçaren, Policia jep detaje

53-vjeçari në Han të Elezit dyshohet se sulmoi dy herë seksualisht 13-vjeçaren, Policia jep detaje

by 05
0 comment

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në Han të Elezit ku një vajzë e mitur ka rënë pre e sulmit seksual. Rastin e ka denoncuar në Polici nëna e vajzës, sipas të cilës vajza e saj 13-vjeçare u sulmua seksualisht nga një burrë 53-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se nëna e të miturës ka deklaruar se i dyshuari ka sulmuar seksualisht dy herë vajzën e saj.

Sipas nënës së viktimës dyshohet se  personi me inicialet M.B (M/K) i moshës 53 vjeçar,në fillim të vitit 2021 dhe në qershor të vitit 2022 e ka sulmuar seksualisht të miturën 13 vjeçare”, tha Veseli për Sinjalin.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]