Home Ferizaj 25 vjet më parë në Ferizaj krisi pushka e UÇK-së nga Rexhep Bislimi, Ferat Shala, Idriz Hajdari e Afrim Nuha

25 vjet më parë në Ferizaj krisi pushka e UÇK-së nga Rexhep Bislimi, Ferat Shala, Idriz Hajdari e Afrim Nuha

by 05
0 comment

Sot në Ferizaj është përkujtuar 25-vjetori i aksionit të parë i UÇK-së, kundër forcave policore serbe.

Këtë aksion para 25 vjetësh e kishin ndërmarrë Rexhep Bislimi, tani hero i popullit, bashkë me Ferat Shalën, tani deputet i Parlamentit të Kosovës dhe dy bashkëluftëtarët e tyre Idriz Hajdari e Afrim Nuha, me 12 shtator 1997, në fshatin Gërlicë.

Kështu ka bërë të ditur ish-i burgosuri politik Bajrush Xhemajli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Xhemajlit:

Nën udhëheqjen e Rexhep Bislimit, tani më hero i popullit, bashkë me Ferat Shalën, tani deputet i Parlamentit të Kosovës dhe me dy bashkëluftëtarët e tyre Idriz Hajdarin e Afrim Nuhën, këtu e 25 vjet më parë, 12 shtator 1997, në fshatin Gërlicë, u organizua me plot sukses aksioni  i parë i armatosur në Ferizaj e rrethinë, ku iu bë me dije okupatorit serb se, edhe në këto anë, më nuk do të durohet robëria, se ka djem që bëjnë sakrificën supreme deri në çlirimin e vendit.

Në kujtimi të këtij sulmi, që ka rëndësi të jashtëzakonshme për këtë anë, këtu prej ku u sulmia punkti i policisë serbe, po ngritet një obelisk.

Lavdi heroit të kombit Rexhep Bislimi, e respekt tre të gjallëve Feratit, Idrizit e Afrimit, dëshmitar të atij aksioni për të cilin sot rrëfyen momente trimërie që na bënë të ndihemi krenarë!

Lavdi të rënëve për liri!


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]