Home Mix Video shqetësuese: ekran i madh bie mbi kërcimtarët

Video shqetësuese: ekran i madh bie mbi kërcimtarët

by 05
0 comment

Një ekran i madh ra dhe plagosi dy kërcimtarë para spektatorëve të tmerruar në një koncert të grupit Mirror në Hong Kong.

Një spital lokal tha se një interpretues pësoi lëndime në qafë dhe është në gjendje kritike në kujdesin intensiv, ndërsa tjetri është në gjendje të qëndrueshme. Identiteti i kërcimtarëve të plagosur nuk është bërë i ditur, shkruan BBC.

“Jam i tronditur nga incidenti,” tha menaxheri i qytetit John Lee, duke shtuar se ai shpresonte që kërcimtari të shërohej së shpejti.

Shefi ekzekutiv i Hong Kongut urdhëroi agjencitë e qytetit të “hetojnë tërësisht incidentin”.

Grupi Mirror është jashtëzakonisht i popullarizuar në qytet dhe shpesh thuhet se po rikthen në jetë muzikën lokale të Hong Kongut. Grupi u themelua në vitin 2018 dhe që atëherë ka përjetuar sukses të madh me audiencën në të gjithë Azinë. /tesheshi.com/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]