Home Rajon & Botë Turqia, kritika SHBA-së për “ngacmimin” e Arabisë Saudite

Turqia, kritika SHBA-së për “ngacmimin” e Arabisë Saudite

by 05
0 comment

Të premten, Turqia hodhi poshtë kritikat amerikane ndaj Arabisë Saudite pas vendimit të OPEC+ për të ulur prodhimin e naftës, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë shtypi në provincën jugore turke të Mersinit, ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu i quajti kritikat e SHBA-së ndaj Arabisë Saudite “ngacmim”.

“Ne shohim se një vend (SHBA) po kërcënon Arabinë Saudite dhe ky ngacmim nuk është i drejtë”, tha Cavusoglu.

Kreu i diplomacisë turke tha se sanksionet duhet të hiqen nëse bota dëshiron që çmimet e naftës të ulen dhe shtoi se çështja nuk mund të zgjidhet duke kërcënuar një vend (Arabinë Saudite).

“E gjithë bota ka nevojë për naftën dhe gazin natyror të Venezuelës. Ka edhe embargo për naftën iraniane… Nëse doni që çmimet e naftës të bien, hiqni sanksionet”, tha ministri turk.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj, të njohur si OPEC+, së fundmi ranë dakord të ulin prodhimin me dy milionë fuçi në ditë duke filluar në nëntor nga nivelet e prodhimit të gushtit.

Megjithëse presidenti amerikan Joe Biden kritikoi me zë të lartë Riadin zyrtar dhe paralajmëroi për pasojat, ai nuk zbuloi se si do t’i përgjigjej vendimit të OPEC +.

OPEC+ uli prodhimin ditor të naftës së papërpunuar me afërsisht 10 milionë fuçi në prill 2020 për shkak të një rënie të mprehtë të kërkesës pas fillimit të pandemisë COVID-19. Ndërsa ekonomitë globale dhe kërkesa për naftë filluan të rimëkëmbeshin nga prilli 2021, filloi lehtësimi gradual i këtyre shkurtimeve. /tesheshi.com/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]