Home Lajme Spastrimi i madh: VV përdor “bashkëjetesat e seksit të njëjtë” si pretekst për eliminimet, Bislimi në prapavijë

Spastrimi i madh: VV përdor “bashkëjetesat e seksit të njëjtë” si pretekst për eliminimet, Bislimi në prapavijë

by 05
0 comment

Përçarjet në Vetëvendosje janë thelluar ndjeshëm ditët e fundit pas fillimit të zgjedhjeve të brendshme partiake. Një mori eliminimesh tashmë janë bërë edhe publike nga aktivistët e VV-së, derisa publiku sheh me mosbesim atë që po ngjan.

Lidhjes Demokratike (LDK) i përmendet edhe pas gjashtëmbështjetë vitesh i famshmi “Kuvendi i Karrigeve”, në të cilin ishte raportuar se delegatët e partisë kishin përdorur madje edhe karriget për të qëruar hesapet politike mes vete. Por, një pyetje mund të jetë më e rëndë edhe se një karrige.

“Cili është qëndrimi juaj për Projekt-Kodin Civil?” – është pyetja që raportohet se po iu shtrohet kandidarëve për kryetarë qendrash të Lëvizjes Vetëvendosje. Nënpyetja është nëse pranohen ose jo bashkëjetesat mes personave të seksit të njëjtë, për t’i hapur derën martesave të seksit të njëjtë në të ardhmen.

Kjo është konfirmuar edhe nga z. Beni Kizolli, kandidat për kryetar të Qendrës së Vetëvendosjes në Prizren, por edhe nga Shkëlzen Bislimi, kandidat për kryetar të Qendrës së Vetëvendosjes në Lipjan.

Ky i fundit, madje nuk ngurroi ta etiketonte subjektin në të cilin bënte pjesë edhe si organizatë islamofobësh.

“Unë nuk mund të qëndroj në një organizatë ku nuk respektohen bindjet fetare, një organizatë islamofobësh.” – ka thënë z. Bislimi.

Shembullin e z. Bislimi e ndoqi edhe aktivisti tjetër nga kjo komunë, Fadil Spahiu që përmendi fushatë denigrimesh në partinë e tij.

Nacionale ka raportuar se nga gara është eliminuar edhe Valon Ramadani në Ferizaj, Ramadan Beshiri në Ferizaj dhe Bedri Maqastena në Podujevë.

Por, bashkëjetesat e seksit të njëjtë megjithatë duket të mos jenë arsyeja reale prapa këtyre eliminimeve politike.

Liria seksuale si pretekst

“Ne besojmë në liri individuale, në barazi gjinore, në drejtësi sociale. Ne besojmë në të drejtat e njeriut,” – kishte thënë Kurti në një adresim në mbledhjen e XLVIII të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ditë më parë.

Sipas burimeve të gazetës Nacionale nga Lëvizja Vetëvendosje, çështja nuk ka të bëjë me të drejtat e njeriut dhe në lirinë individuale (në këtë rast seksuale). Kjo po përdoret, sipas pretendimeve të burimit, si pretekst.

Pretendohet më tej që në këto “spastrime politike” janë të përfshirë direkt Albin Kurti, zëvendësi i tij Besnik Bislimi dhe një aktiviste me emrin Dejona Mihali.

Sipas burimeve, në eliminimet që kanë ndodhur të paktën në Ferizaj, Mitrovicë, Lipjan, Prizren, Viti dhe Podujevë janë favorizuar ata që njihen si “krahët e Besnik Bislimit dhe Dejona Mihalit”. Të gjithë me pretekstin se nuk kanë mbështetur Projekt-Kodin Civil që hap derën për bashkëjetesat mes seksit të njëjtë.

Për ta mbështetur pretendimin e tij, burimi nga Vetëvendosje përmend edhe një rast konkret:

“Krejt është bllof Kodi Civil, sepse kandidati nga Obiliqi, Halil Thaçi, ka votuar kundër Kodit por ai është lejuar në garë, ndërsa të tjerët nuk janë lejuar,” – ka thënë burimi.

Krejt zërat kundërshtues po eliminohen në VV, në emër të islamit e në emër të ideologjisë, ndërsa (harrohet) që ne ministrin e Financave (Hekuran Muratin) e kemi të djathtë.” – shtoi ai.

Deputeti Halit Thaçi kishte rënë në syrin e opinionit publik muaj më parë pas raportimeve të shumta për punësimeve familjare e partiake në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Ai kishte dorëzuar kandidaturën e tij për mandatin e dytë për kryetar të Qendrës së Vetëvendosjes në Obiliq më 23 gusht.

Këta ishin deputetët e VV-së që nuk e kishin votuar Projekt-Kodin Civil para katër muajsh: “Labinotë Demi-Murtezi, Eman Rrahmani, Gramoz Agusholli, Visar Korenica, Driton Hyseni, Fitim Haziri, Drita Millaku, Fjolla Ujkani, Alban Bajrami, Ekrem Mustafa, Valon Ramadani, Milazim Salijaj, Nijazi Isaku, Gazmend Gyshinca, Hydajet Hyseni, Mirlinda Tishukaj – Sadiku dhe Halil Thaçi.

Numri i aktivistëve të eliminuar politikisht nuk dihet saktësisht, por besohet të jetë më i madh se njëzet./nacionale/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]