Home Shtime ShTIME/ Sulmoi e kanosi rojën e pyllit, arrestohet i dyshuari

ShTIME/ Sulmoi e kanosi rojën e pyllit, arrestohet i dyshuari

by 05
0 comment

Një burrë i moshës 50 vjeçare është vënë nën pranga pasi i njëjti dyshohet se sulmoi e kanosi personin zyrtar, rojën e pyllit në fshatin Topillë të Shtimes të enjten.

Me të marr informacionin rreth orës 14 e 30 Policia thotë se ka ndërmarr veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes duke arrestuar të dyshuarin i cili e kishte sulmuar dhe kanosur rojën e pyjeve.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar policia.

Ai ngarkohet me veprën sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe kanosje./rtklive/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]