Home Ferizaj Punëtorët arsimorë dhe shërbyesit civilë në Ferizaj kërkojnë pagat /Video/

Punëtorët arsimorë dhe shërbyesit civilë në Ferizaj kërkojnë pagat /Video/

by 05
0 comment

Punëtorët arsimorë dhe shërbyesit civilë të komunës së Ferizajt tash e dy ditë janë në pritje të pagave të muajit gusht. Ata thonë se mosekzekutimi i pagave nga ana e Qeverisë po ua vështirëson gjendjen financiare.

Arsimtari, Zymer Haliti edhe sot ka verifikuar llogarinë e tij se a i është ekzekutuar paga për muajin gusht. Mirëpo, as sot, ai nuk pati para në llogarinë e tij bankare.

“Isha tek banka por paga nuk ka dalë ende. Kjo na e vështirëson jetë shumë, jo vetëm mua por të gjithë kolegëve të mi, duke ditur se shumica kanë kredi. Unë bëj pyetje se kush do t’i paguajë kamatat e këtyre kredive që vonohen kush?”, ka theksuar i mllefosur Haliti.

Pagat nuk janë paguar as për shërbyesit civil të komunës së Ferizaj. Këtë e ka konfirmuar Maliq Muharremi, zyrtar në këtë komunë.

“Të gjithë kolegët që jemi si zyrtar publik jemi të indinjuar me këtë vendim të Qeverisë për mosekzekutim të pagave sepse deri në këto momente kemi qenë në punë, i kemi kryer punët për të cilat jemi të thirrur për t’i kryer. Megjithatë, të drejtën e grevës neve na lejon ligji mbi grevat . Ne e përkrahim sindikatën e administratës publike dhe kërkojmë nga Qeveria ta bëjë ekzekutimin e pagave për ato ditë që ne jemi angazhuar si staf publik”, ka thënë Muharremi.

Në komunën e Ferizaj thanë se listat e punëtorëve janë dorëzuar siç parashihet zakonisht, por që nuk i kanë dorëzuar ato lista që janë kërkuar në ndërkohë nga Qeveria.

“Ne dorëzojmë listën sipas kritereve ligjore deri më datën 10. Gjithmonë dorëzohen listat në datë 10 të secilit muaj. Ne e kemi bërë atë konform dispozitave ligjore, ndërsa lista tjetër që po kërkon Ministri i Financave dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, moralisht sikurse të gjitha komunat tjera nuk i kemi dorëzuar”, ka theksuar Selim Marevci, zëdhënës i Komunës së Ferizajt.

Ndërkohë, edhe sot të gjitha shkollat në Ferizaj kanë qenë të mbyllura për shkak të grevës së mësimdhënësve, derisa edhe në komunë nuk janë kryer shërbime për qytetarët pasi shërbyesit civil po ashtu janë duke e vazhduar grevën.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]